Numri i britanikëve, të cilët janë konvertuar në Islam është dyfishuar gjatë dekadës së fundit.Gazeta britanike “Independent” vlerëson se në Britani aktualisht ka
100 mijë myslimanë të konvertuar, që është rritje e madhe krahasuar me
vitin 2001, kur numri i tyre ishte 60 699 persona.
Organizata, e cila merret me çështje ndërfetare, “Faith Matters”, që i
ka dhënë këto të dhëna, pohon se çdo vit në Britani rreth 5 200 persona
kalojnë në Islam, që është më shumë se në Gjermani dhe Francë, ku
mesatarisht ka 4 mijë myslimanë të “rinj” çdo vit. /ktv/