32 shkolla fillore dhe të mesme janë përfshirë në planin e Ministrisë së
Arsimit dhe Shkencave për ndërtim dhe rikonstruim gjatë vitit 2011,
prej tyre 40 për qind janë me mësim në gjuhën shqipe. Pjesa më e madhe e
tyre ka të bëj me shkollat që janë në ndërtim e sipër si dhe ato që
planifikohen të ndërtohen, si shkollat e mesme në Saraj dhe Haraçinë. Në
këtë plan janë paraparë vetëm 11 shkolla për rikonstruim ku janë
përfshirë shkollat e shumëpërfolura në Sfillare dhe Bukoviç të Komunës
së Sarajit, ajo si dhe shkolla e mesme ‘Kiro Burnaz’ në Likovë. Nga
Buxheti i shtetit për këto programe të ministrisë së arsimit janë
siguruar mbi 240 milion denarë, por nevojiten edhe fonde tjera që pritet
të sigurohen nga Banka për zhvillim e Këshillit të Evropës.
“Me
gjithë përpjekjet e mëdha të qeveris për sigurimin e kushteve hapësinore
optimale në shkollat, të njëjtat nuk janë të mjaftueshme për shkak se
një numër i madh i shkollave kanë nevojë të domosdoshme për rikonstruim,
rindërtim, hapësirë plotësuese përkatësisht ndërtim të objekteve të
reja ”,deklaroi Lindita Qazimi zv/ministre e arsimit.
Ndërkohë në
rast të miratimit të kredisë nga Banka evropiane për zhvillim në vlerë
prej 90 milion euro, pritet rikonstruimi i shkollave të cilat nuk kanë
kushte elementare për punë duke filluar nga ndërrimi i koftorëve me dru
në sisteme qendrore për ngrohje, ndërsa në fazën përfundimtare të
projektit do të bëhen përpjekje edhe për modernizimin e shkollave me
video mbikëqyrje dhe rregullimin e oborreve të shkollave.
“Parashohim
edhe miratimin e kredisë nga banka evropian për zhvillim i cili projekt
parashihet të realizohet në periudhën 4 vjeçare te ardhshme ku do të
realizohet në bazë të disa prioriteteve, ku përparësi do të kenë
shkollat të cilat nuk I kanë kushtet elementare bazike për ndjekjen e
procesit arsimor pastaj rikonstruimi I çative, përforcimi I efikasitetit
energjetik”, u shpreh Lindita Qazimi zv/ ministre e arsimit.
Në
Maqedoni mësimi zhvillohet në 333 shkolla fillore në përbërje të të
cilave punojnë 664 shkolla periferike dhe 94 shkolla të mesme, 13
shkolla fillore të muzikës dhe 9 institute speciale për rehabilitim të
fëmijëve me nevoja të veçanta.
Gjyltene Rexhallari