Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Propagandë kishtare për femijet e shkollave në Delvinë | |
Prej më shumë se një javë, një numër prindërish e mësuesish shkollash të ciklit të ulët të Delvinës e në kopshtet e qytetit, po denoncojnë, – të parët haptazi e të dytët nën zë nga frika e shkarkimit nga puna – një fushatë propagandistike fetare, që sipas tyre po fshihet nën petkun e një akti shpërndarje dhuratash për fëmijë në formë bamirësie.
Ky akt është ndërmarrë nga Kisha Ungjillore në qytet, për llogari të Fondacionit Fetar Francez, Alomik me qendër në Tiranë, që siç thonë përfaqësuesit e kësaj Kishe, mbështetet nga veta bashkëshortja e kryeministrit, Liri Berisha.
Brenda pakove me dhurata për fëmijë, janë futur bible, fletushka propagandistike dhe kryqe, por përfaqësues të Kishës Ungjillore lokale, thonë se në pako ka vetëm dhurata e nuk kanë asnjë dijeni që aty mund të ketë dhe material fetare, pasi sipas tyre, ato pako janë përgatitur në Amerikë. Ata thonë se për ketë fushatë, janë ndjekur të gjithë procedurat e respektimit të ligjeve dhe institucioneve, dhe se ato janë të përgatitur me leje përkatëse për t`i shpërndarë këto dhurata në ambientet e shkollave, përfshirë dhe klasat.
Sakaq, Myftinia Delvinë ka reaguar ashpër, aq sa kreu i këtij institucioni, Bledar Aliu, më status zyrtar e atë të një prindi, ishte i pranishëm sot në shkollën 9-vjeçare Kosta Çavo, ku pati një përplasje më pastorin e Kishës, Renato Bajrami. Ku ky i fundit, si koordinator i kësaj fushate, së bashku me drejtorin e shkollës dy gra, përfaqësuese të Kishës, po shpërndanin dhuratat përkatëse. Ata, thanë se nëpër kuti ka vetëm lodra, por më vonë, disa nxënës bënë publike mjetet propagandistike fetare që ishin brenda dhuratave, raporton gazeta Shekulli. | |
|