Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, i ka paraqitur planet për
zvogëlim prej 78 miliardë dollarësh në buxhetin ushtarak, gjatë pesë
viteve të ardhshme.
Ky shkurtim është pjesë e përpjekjeve të gjëra
nga administrata e presidentit Barak Obama, për ndaljen e deficitit në
rritje të buxhetit të Shteteve të Bashkuara.
Zoti Gejts tha se
buxheti i propozuar për vitin fiskal 2012, do të arrijë 553 miliardë
dollarë, që paraqet rritje modeste prej 3%, por buxhetet e ardhshme, ato
në vitet 2015 dhe 2016, gradualisht do të kthehen në zero rritje reale.
REL