Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Parashikohet një konflikt ushtarak mes Turqisë dhe Sirisë Fri 7 Oct 2011 - 23:01 | |
| Ushtria turke ka filluar manovrat ushtarake në Hatay e cila ndodhet pranë kufijve me Sirinë. Ajo është një zonë ku janë përqendruar pothuaj të gjithë të shpërngulurit sirianë, për ti shpëtuar dhunës së regjimit sirian që nga shpërthimi i demonstratave para gjashtë muajsh.
Sipas një raporti të transmetuar nga BBC në Stamboll, parashikohet një konflikt ushtarak mes dy vendeve, pas tensionimit të marrëdhënieve mes tyre. Sipas analistëve, ky tensionim marrëdhëniesh është akoma më i thellë se ai i para dhjetë viteve, kur dy vendet gjendeshin në prag lufte, për shkak se Siria strehonte militantët e PKK të Abdullah Oçalan.
Raporti thekson se konflikti mes dy vendeve do të përshkallëzohet në mënyrë të ndjeshme. Turqia vazhdon të ushtrojë më shumë presion ndaj regjimit sirian. Vetë fakti që këshilli kombëtar sirian është takuar disa herë në Stamboll, është një faktor më shumë për tensionimin e marrëdhënieve me Sirinë, si dhe izolimin më të thellë të regjimit sirian.
Raporti parashikon konflikt ushtarak mes dy vendeve në formë operacionesh ndaj forcave ushtarake siriane që janë pro regjimit. Gjatë vizitës së kryeministrit turk në Afrikën e Jugut, ai u deklarua se:”Ne nuk mund të bëjmë sehir ndaj masakrave në Siri.” (AO) | |
|