Pas dhunës së shkaktuar ditëve të fundit në Kalanë e Shkupit, Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame përmes një deklarate me shkrim,shpreh dhimbje të madhe dhe shpreh keqardhje që Qeveria e Republikës së Maqedonisë edhe kësaj radhe zgjodhi taktikat e projekteve monofetare dhe monoetnike në vazhdën e retorikës së acaruar të marrëdhënieve fetare dhe etnike kohëve të fundit.
Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFIM), vlerëson se, dhuna dhe përdorimi i tepërt i forcës nuk mund të justifikohen dhe duhen shmangur.
BFIM shprehet e shqetësuar për faktin se vetë Qeveria me projektet e saj rrezikon që me akte të tilla të vë në rrezik jetën e qytetarëve tjerë të pafajshëm.
Bashkësia Islame si një institucion fetarë thotë se, asnjëherë nuk
kundërshton ndërtimet e objekteve fetare, pavarësisht kujt feje i
takojnë, por kur mbi themelet e një objekti fetarë rrezikohet që të derdhet gjak i pafajshëm atëherë humbet kuptimi shumëdimensional i objekteve fetare.
“Islami na mëson se objektet fetare duhet të kuptohen edhe si vend ku formohen personalitete të pastra njerëzore, sepse ajo është shtyllë kryesore që e orienton njeriun kah përsosmëria e shpirtit dhe personalitetit. Por, ky kuptim shumë domethënës për objektet fetare nuk shihet me rastin e ndërtimit të Kishës në Kalanë e Shkupit. Dhuna që u përdor të dielën në kala duhet të jetë mjeti i fundit i Qeverisë së Maqedonisë për ti thënë STOP retorikës nacionaliste për të nxitur një konflikt ndërfetar dhe ndëretnik sepse ajo dhunë jo vetëm që plagosi disa persona, por mund të plagos deri në vdekje edhe indet që mund t’i lidhë historitë e dy popujve në këto hapësira. Rezultat i kësaj dhune ishte edhe tentimi i djegies së xhamisë së Hamza Beut në Manastir por edhe shkatërrimin e ndriçimit të varrezave myslimane në Strugë. Ky terror mbi popullatën islame në vendet ku ato janë pakicë e shqetëson Bashkësinë Islame në vend dhe reagon fuqishëm ndaj çdo akti të dhunës. Rezultat i kësaj gjendje është politika e viteve të fundit të Qeverisë së Maqedonisë për të promovuar vetëm ortodoksizmin si fe shtetërorë duke lënë kështu islamin që i përkasin gati gjysma e popullsisë së Maqedonisë, gjatë gjithë kohës është kundërshtuar nga BFI, si institucion që mbron dhe kultivon ndjenjat fetare”, thuhet në reagimin e BFI-së.
Sipas BFIM-së, dhuna që u përdor të dielën në kala duhet të jetë mjeti i fundit i Qeverisë së Maqedonisë për ti thënë STOP retorikës nacionaliste për të nxitur një konflikt ndërfetar dhe ndëretnik sepse ajo dhunë jo vetëm që plagosi disa persona, por mund të plagos deri në vdekje edhe indet që mund t’i lidhë historitë e dy popujve në këto hapësira.
(INA)