Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi më 18.08.2011 në lokalet e BFI
takoi liderët e bashkësive fetare islame të Ballkanit duke filluar nga
Turqia, Greqia, Bullgaria deri tek Mali i Zi dhe Kosova. Meqë mbramë
ishin në iftar të përbashkët në Aleksandar Palas të organizuar nga
Partia Demokratike Turke, liderët e BFI shprehën dëshirë që sot me
protokol të vijnë në vizitë në BFI.
“Gjatë këtij takimi neve biseduam për atmosferën e muajit të bekuar
të Ramazanit nëpër të gjitha shtetet e Ballkanit, mënyrën se si dhe në
çfarë aspektesh organizohet jeta fetare gjatë këtij muaji të bekuar në
vendet nga edhe vijn liderët e Bashkësive Islame të Ballkanit” – shtoi
mes tjerash Reis Ulema i BFI.
H. Sulejman ef. Rexhepi në vazhdën e deklaratës së tij dhënë për
mediat e shkruara dhe elektronike theksoi se:” Takimet e këtilla janë të
nevojshme dhe profitabile nga të cilat mësojmë mbi gjendjen e
përgjithshme dhe atmosferën fetare në Ballkan. Liderët e BFI për herë të
dytë këtë viti vizitojnë Bashkësinë Fetare Islame në R.M gjegjësisht
herën e parë ishin këtu kur BFI organizoi Takimin e V të liderëve fetarë
të Ballkanit, ndërsa kësaj rradhe për të bërë iftar në këtë muaj të
bekuar të Ramazanit”.
(INA)