Albumi
i Ilahive nga Ballkani i cili doli në shitje me përkrahjen e Ministrisë
së Kulturës së R. Turqisë u pëlqye nga kryeministri turk Rexhep Taip
Erdogan.
Ministri i Kulturës së Turqisë javën e kaluar në seancën e mbledhjes
së rregullt ua shpëndau dhe ua dhuroi të gjithë ministrave nga një kopje
të CD të Ilahive nga Ballkani ku edhe në të njejtën kohë ia dhuroi edhe
kryeministrit, Erdogan.
Pasi që i ndëgjoi Ilahitë ai i pëlqeu dhe pasuan lëvdata për këtë
projekt. Projekti në fjalë u udhëheq nga Dr. Ubejdullah Sezikli,
ligjërues në Universitetin e Stambollit, Fakulteti i Teologjisë dhe Dr.
Abas Jahja përgjegjës i Sektorit për Kulturë dhe Shkencë pranë
Bashkësisë Fetare Islame në R.M. Ditët në vijim albumi do të del në
shitje./BIM/