aksa Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 492 Data e regjistrimit : 13/04/2010 Mosha : 49 Nacionaliteti-Sheti : Suisse - Kosova
| Titulli: Pr/ligji i MASH për simbolet fetare të rishikohet Tue 11 Jan 2011 - 10:48 | |
| [b]Shqipëri Pr/ligji i MASH për simbolet fetare të rishikohet
Tiranë – Teksa vazhdojnë debatet lidhur me një projektligj të Ministrisë së Arsimit për ndalimin e simboleve fetare në shkolla, një tjetër zë ka ardhur kundër këtij pr/ligji.
E hëne 10 Janar 2011 18:48
Komisionerja kundër diskriminimit Irena Baraku është shprehur se ky pr/ligj duhet të rishikohet. Sipas saj “duhet të përcaktohen qartë simbolet fetare, pra duhet të sqarohet se cilat simbole lejohen dhe cilat jo”. Pr/ligji i propozuar bie në kundërshtim me ligjin e miratuar në fillim të vitit të shkuar kundër diskriminimit, teksa kryeministri Berisha deklaroi në atë kohë se nuk do të përsëriteshin më rastet e përjashtimit të vajzave myslimane nga shkollat publike. Por, përkundër kësaj, Ministria e Arsimit propozoi një pr/ligj tjetër, i cili në Nenin 36, pika 4, shprehet se: “Ndalohet ekspozimi i simboleve fetare në institucionet arsimore, përveçse në shkollat ku mësohen lëndë fetare”. Ligji në fjalë është kundërshtuar ashpër nga besimtarët myslimanë, të cilët mendojnë se nga ky pr/ligj preken vetëm ata. Shkak kryesor është se shamia në Islam është detyrim dhe jo simbolikë. Për këtë arsye, ata i druhen përsëritjes së rasteve kur vajza të mbuluara me shami do të përjashtohen nga bankat e dijes, ashtu sikurse ka ndodhur edhe herë të tjerë vitet e fundit. /S.Lleshi/Start/ O Zot pastroje zemren time nga hipokrizija, pastroje punen time nga paraqitja e rreme, gjuhen time nga gënjeshtra, syrin tim nga shikimi i fshehur, ngase ti din për gjdo shikim të fshehur dhe gjithë qka fshehim në zemër
| |
|
aksa Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 492 Data e regjistrimit : 13/04/2010 Mosha : 49 Nacionaliteti-Sheti : Suisse - Kosova
| |