Një dijetar nga Gana i porositi muslimanët që të jenë më vigjilentë dhe të kujdesshëm në raport me shoqëritë jomuslimane.
Ibrahim Alkod theksoi se jemi duke jetuar në një
kohë mjaft provokuese dhe muslimanët me urtësinë dhe vigjilencën e
bazuar në Kur’an dhe mësimet e hz. Muhammedit s.a.v.s. duhen të t’i
bëjën ballë këtyre provokimeve.
Ai porositi që asnjë musliman të mos merr ndonjë veprim
individualisht, sepse mund t’ju bëjë dëm të gjithë muslimanëve dhe vet
fesë islame. Shejh Ibrahim Alkod theksoi se muslimanët duhet të
thellohen në mësime dhe shkencë, dhe duke e ruajtur fenë dhe besimin e
tyre të ecin drejt progresit dhe zhvillimit.
“Është e vërtetë se provokimet e fundit të armiqve të Islamit, si në
perëndim ashtu edhe në lindje kanë shkaktuar dëme të mëdha për
muslimanët, por duhet të jemi vigjilentë dhe çdo problem ta zgjidhim me
gjakftohtësi dhe mençuri”, shton ky dijetar.
(Irib / Breziiri)