Kur duat mund të jenë të pranuara
Shpeshherë dëgjojmë dëshirën (duan) “Bën lutje (dua) për mua” “Më dëshiro të mirën”, “Drejtohu All-llahut” e të ngjajshme, e themi këtë sa për sy e afqe duke mos u thelluar në qëllimin e lutjes (duasë), që All-llahu të na e dëgjojë dëshirën tonë, e All-llahu është ashtu siç ka thënë në Kur`an se ka krijuar njeriun dhe me te disa ligje të përcaktuara nga të cilët nuk mund të largohemi, me përjashtim të rasteve specifike, por ne disa herë dëshirojmë që ato raste specifike të zbatohen vetëm për ne.
Këto mendime më kanë shtyrë që sa më afër të sqaroj lutjen *duanë) dhe kushtet e saj dhe lutja (duaja) kur mund të jetë e pranuar(makbull).
Kur bëhet fjalë për lutjen (duanë) duhet sqaruar dy koncepte të mësimit Islam, e ato janë: tevek-kul (kufiri i mundësive njerëzore) “Ve alall-llahi fetevek-kelu in kuntum muëminijne” (El-Maide) dhe Tevekkul (Lënien në fatin dhe pasivitetin apsolut).
Të paorientuarit në mësimin Islam thonë se kinse mendimi Islam shkon në atë se nuk duhet asgjë të ndërmiret , sepse gjithçka është e përckatuar më parë. Ky është koncepti i quajtur Tvekul. Kështu flasin ata që nuk e njohin Islamin, ose armiqtë e tij, të cilët dëshirojnë t`ia mveshin të pavërtetat. Mësimi i vërtetë i Islamit është: “Njeriu duhet ndërmarrë gjithçka që është në mundësitë e tij për arritjen e një q0δllimi. Sipas kësaj tevek-kul në mendimin islam është: “Ngritje pastaj shpres0δ”. Muslimani i vërtetë beson në Zotin dhe ligjet e Tij (Su-netullah) dhe për t`i realizuar ata ndërmerr gjithçka që është në mundësinë e tij. Vetë besimi në ato ligje nuk ka asnjgjë të përbahskët me qëndrimet islame.
E gjithë jeta e Pejgamberit të Zotit na tregon se ai në të gjitha rastet bënte parapërgatitje të nëvojshme dhe krijonte kushte për arritjen e qëllimit.
“Ve tevek-kel alel haj-jilledhi la jem`ut” (Et-tegabun)
El Ebheish thotë: “Kushtet e lutjes (duasë) janë: Ai që lutet të jetë i bindur se gjithçka i është e nënshtruar Atij, Lutja (duaja) të dërgohet me qëllim (nijet) dhe çiltërsi (sinqeritet).
Është normale dhe e ligjshme në Islam , gjë e lejuar që ai i cili lutet (bën dua) të pret dhe përgjigjet, për ate Muhammedi a.s ka thënë: “Secili Musliman që drejtohet me lutje (dua), në të cilën nuk ka mëkate e as gjë të keqe, Allahu ia jep njërën nga tre gjërat.
Më shpejtë t`i realizohet dëshira.
Ti deponohet mirësia (sevapi) Ditën e gjykimit.
Me ndërmejtsimin e duasë ta mbrojë prej të keqes e cila do të kishte mudnur ta godasë.
Është e lejuar ajo lutje (dua) e cila nuk i sjell dëm dikujt tjetër dhe nuk i hidhëron të tjerët . Kjo don të thotë: se nuk bën shkeljen e të drejtave të tjerëve në pozitë të palakueshme.
Në një rast dijetari i famshëm Ibrahim ibën Edhemi kalonte nëpër tregun në Basra, rreth tij u tubua një grup njerëzish, dhe e pyetën pse All-llahu nuk ua prnaonte lutjet (duatë), lutemi por lutjet tona nuk pranohen. “Ajo është e natyrshme iu përgjegj Ibrahimi, sepse Zemra tuaja janë të vdekura, vdekshmëria e tyre mbështetet në dhjetë pika:
1.E keni nkohur Allahun por nuk i jeni përgjigjur.
2.Thoni se e doni të Dërguarin e Zotit por Sunnetet e tij, i keni lënë pas dore.
3.Lexoni Kur`anin nuk punoni e gjikoni sipas tij.
4.Hani nag dhuntitë (nimetet) e All-llahut , por për to nuk jeni falënderues
5.Thoni se shejtanin(djallin ) e keni armik por nuk e kundërshtoni.
6.pranoni se Xhenenti ekziston, por nuk punoni q0δ ta meritoni.
7.Pranoni se Xhehennemi ekziston por nuk mundoheni që të largoheni prej tij.
8.Që nga mëngjesi kur zgjoheni e tërë ditën merreni me turpin dhe mangësitë e të tjerëve, kurse tuajat i harroni, dhe
9.I keni varrosur të vdekur tuaj por nga rasti i tyre asgjë nuk keni mësuar
Duke apsur parasysh atë që thamë më lartë del në oah thirrja kur`anore ku All-llahu xh.sh thotë “(d`uni estexhib lekum) Më bëni lutje (dua) Mua do t`ju përgjigjem”.Kjo , bazohet në punë dhe marrjen e hapave konkrete për realizimin e dëshirave. Gjegjësisht All-llahu ka vënë ligjet e Tij sipas të cilave dueht të sillen njerëzit , ka dhënë mundësi, por ndjekja e ngjarjeve me pasivitet nuk është Islame e as Kur`anore. Duhet bërë gjithçka që është në mundësinë e njeriut, e pastaj t`i ngremë duart dhe të kërkojmë nga All-llahu xh.sh realizimin e dëshirave tona. Ky është një shkrim real Islam në ligjet e Allahut.