Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Francë: Për 20 apo 30 vite muslimanët do të jenë shumica Tue 4 Jan 2011 - 10:46 | |
| Para një muaji ipeshkvi i Avignonit u ankua nga rritja e vandalizmit mbi kishën e tij nga ana e “bandës” së fëmijëve muslimanë, në krye me një dymbëdhjetëvjeçar. Jean-Pierre Cattenoz, ipeshkvi i Avignonit pati deklaruar për magazinën e krishtere Famille Chrétienne, se është takuar me rinjtë e tillë muslimanë. “Muslimanët magrebianë shpresh tallen me kryqin që e mbaj në gjoks. Kur u them që atë ma ka dhuruar papa Benedikti XVI, ata më pyesin se kush është ai?” “Tani gjendemi përpara udhëkryqit të historisë fetare të vendit tonë. Familjet gale, tradicionalisht të krishtera, mesatarisht kanë nga dy fëmijë, kurse familjet muslimane që jetojnë në Francë, më së shpeshti, kanë nga katër, pesë apo gjashtë fëmijë. Pra, nga kjo mund të konstatojmë se për 20 apo 30 vite, Franca, shumicën e popullsisë së saj do ta këtë muslimane. Pesëmbëdhjetë vite i kam kaluar në shtetet muslimane dhe jam i gatshëm të jetoj në një Francë me shumicë muslimane. Vetëm pyes se në cilat kushte do të jetojmë së bashku!” (Breziiri) | |
|