Dy begati që shumica e njerëzve i shpërfillin... E Martë, 16 Shkurt 2010; 11:02
Në dy begati janë të papërfillshëm shumica e njerëzve, e ato janë: shëndeti dhe koha e lirë" (Buhariu)
Ky është një tregim i vërtetë, kurse me leximin e këtij tregimi mund ta ndryshojmë realitetin e jetës tonë dhe përcaktimin e prioriteteve...
Ky tregim flet për një njeri me emrin Ibrahim Nasir, të cilin Allahu e ka sprovuar me paralizë totale që nga lindja, ai mund të lëviz vetëm kokën dhe majat e gishtave, madje edhe frymëmarrjen e bën në mënyrë artificiale... dëshira e flakte e këtij njeriu ishte takimi me hoxhën Nebil Ivedi
Babai i tij u morr vesh me hoxhën Nebil Ivedi, pa dijen e Ibrahimit, që t'i vijë në vizitë në shtëpi... për të qenë surprizë për te...
Ibrahimi kishte ndjenja shumë të mira kur pa hoxhën duke i hyrë nga dera, sepse kishte qenë ëndrra e tij e kamotshme takimi me këtë hoxhë. Ai këtë e shprehi me sytë e tij, sepse nuk mundet të flet...
Biseda ishte rreth thirrjes në fenë Islame nëpërmjet internetit dhe kontributi që jep ai në këtë drejtim...
Duke biseduar hoxha e pyeti një pyetje, kurse atij i rrodhën lotët dhe filloi të qajë...
A e dini cila ishte kjo pyetje? Hoxha i tha: "Ibrahim, po të kishte dhënë Allahu shëndet, çka do të kishe bërë? Aq shumë qajti, sa që qajti edhe hoxha, babai dhe vëllai i Ibrahimit, madje qajti edhe fotoreporteri...
Përgjigja ishte: Pasha Allahun, do ta falja namazin në xhami në formën më të plotë, do ta shfrytëzoja këtë begati në gjera që e kënaqin Allahun...
Allahun e falënderojmë për begatinë e shëndetit, kurse falënderimi jonë bëhet i plotë duke respektuar Allahun në formën më të plotë.