Bujamin Pena e Artë
Numri i postimeve : 423 Data e regjistrimit : 26/08/2010 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë- Maqedoni
| | Republika : | |
Republika është nëna e lirisë ose edukatori i saj. Brezat e dashuruar pas lirisë ajo i ushqen, ajo i rrit.
-Ajo i ushqen, ajo i rrit, mirëpo republika kurrsesi s'është një qeverisje lirie rrugaçësh, por lirie virtyti dhe morali.
-Republikë do të thotë qeverisje ku populli ka të drejtë të zgjedhë e të japë këshillë; ndërkaq, Kur'ani është i pari që ka treguar se si praktikohet kjo lloj qeverisjeje.
-Republika e vërtetë është forma qeverisëse e shpirtrave të lartësuar dhe më e përshtatshmja për njeriun si qenie e nderuar.
-Kurse për shpirtrat vulgarë ende të pamaturuar ose që nuk i kanë dalluar dot ende rrugët e përsosjes njerëzore, ësht...ë një iluzion në shkretëtirë e si një çardak i varur gati në të rënë ku s'mund të dilet...
-Me vlerat e saj që e lartësojnë njeriun, republika përgatit bazë për lartësimin e njeriut dhe pastaj e le atë kokë më kokë me moralin e tij të lartë dhe ndërgjegjen e zgjuar.
-Pas kësaj, çdo individ, në punë e në shtëpi, si një njeri i vulln...etit, mendon vetëm për mirë dhe ndjek vlerat e larta njerëzore!
-Mbrojtja e idesë dhe ndjenjës fetare është domosdoshmëri e republikës dhe nevojë për të.
-Nisur nga kjo, poshtërimi i njerëzve, në një lloj qeverisjeje të tillë, për shkak të ideve e ndjenjave fetare, ushtrimi i dhunës mbi ta dhe nxirja e fig...urës së tyre do të thotë poshtërim i republikës si sistem qeverisjeje dhe dhunim i saj!
-Republika ka nevojë për njerëz që ta ndjejnë dhe kuptojnë plotësisht atë. Kuvendi i saj duhet të jetë, ashtu si një kuvend të urtësh, serioz e hijerëndë, kurse veprimtaria, vërtetësi e drejtësidashëse!
Es selamu alejkum deri në shkrimet e ardhëshme .
|.Mundësoi dhe Përpunoi Historiani : Bujamin Salija .| | |
|