Falenderimi i takon Allahut. Ate e falenderojm dhe vetem prej Tij falje dhe ndihme kerkojme. Kerkojme mbrojtje nga Allahu prej te kqijave te vetvetes dhe veprave tona. Ke e udhezon Allahu s'ka kush e devijon dhe ke e largon nga rruga e vertet s'ka kush e udhezone deshoj se s'ka hyni tjeter pos Allahut dhe deshmoj se Muhamedi s.a.v.s eshte rob dhe i derguari i Tij
Thenia me e vertet eshte thenia e Allahut. kurse udhezimi me i mire eshte udhezimi i Muhaedit s.a.v.s. Veprat me te kqija jan ato vepra te shpikura, çdo shpikje eshte bidat dhe çdo bidat eshte devijim e devijimi te çon ne zjarr.
E lusim Allahun me zemer te thyer, qe lutjen e nevojtarit vetem Ai e perfille, me befte mua dhe ata prej pasuesve te rruges se besimtareve dhe na ruajt nga rruga e atyre qe kane shkatruar Zemrimin e Tij dhe atyre qe jan te humbur.!Amin!
Ajo që më shtyu për këtë porosi është këshilla dhe përkujtimi, duke e vënë në vepër Fjalën e Allahut të Lartësuar:
“Por këshillo, se vërtet këshilla u bën dobi besimtarëve” (Surja Edh-Dharijat-55).
“Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër” (Surja El-Maidetu-2).
“Për kohën! Me të vërtetë, njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, këshillojnë njëri-tjetrin për të vërtetën e këshillojnë njëri-tjetrin për durim” (Surja El-Asr 1-3).
Dhe fjalën e Profetit Muhamed s.a.v.s:
“Feja është këshillë” Iu tha: “Për kënd, o i Dërguar i Allahut?” Tha: “Për Allahun, për Librin e Tij, për të Dërguarin e Tij, për prijësit e myslimanëve dhe për masën e gjerë të tyre” (Muslimi).
Në këto vargje të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë të Kuranit si dhe në hadithin fisnik, ka argument të dukshëm për ligjësinë e përkujtimit, të këshillimit dhe të porosisë së ndërsjellë për të vërtetën dhe për thirrjen e të tjerëve drejt saj. E kjo për shkak se rezultojnë në dobi për besimtarët, për mësimin e injorantit, për udhëzimin e të humburit, për zgjimin e atij qe moti qe eshte ne gjume, për përkujtimin e harrestarit dhe për nxitjen e dijetarit që të veprojë me atë që di, si dhe dobi tjera të shumta.
Allahu i Patëmeta i krijoi krijesat që ta adhurojnë Atë dhe t’i binden Atij. (Pastaj) i dërgoi profetët si përkujtues për këtë (qëllim), si përgëzues e paralajmërues, ashtu siç thotë:
“Unë nuk i krijova xhindet dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë Mua” (Surja Edh-Dharijat- 56).
“Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit! Nëse ju i ktheni shpinën të Dërguarit Tonë, dijeni se ai ka për detyrë vetëm që t’jua shpjegojë qartë” (Et-Tegabun-12).
“(Këta janë) të Dërguar që kanë sjellë lajme të mira e kanë paralajmëruar, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut pas ardhjes së të Dërguarve…”(Surja En-Nisa-165).
“Prandaj, këshilloji (njerëzit o Muhamed), se ti je vetëm këshillues” (Surja El-Gashijetu-21).
Është obligim për çdo kënd që ka dije të përkujtojë (të tjerët) për këtë, të këshillojë për hir të Allahut, të thërret për tek Ai, duke e zbatuar kështu detyrën e kumtimit dhe të thirrjes (da’ues), dhe duke i marrë si shembull profetët e ndershëm a.s, si dhe duke u ruajtur nga gjynahu i fshehjes (së dijes), për të cilin ka kërcënuar Allahu në Kuran, ku thotë:
“Me të vërtetë, ata që fshehin shpalljet Tona të qarta, pasi ua kemi shpjeguar njerëzve në Libër, do të mallkohen nga Allahu dhe do të mallkohen nga ata që janë ngarkuar të mallkojnë” (Surja El-Bekaretu 159).
Dhe është saktësuar nga Profeti s.a.v.s se ka thënë:
“Kush udhëzon në të mirën, ka shpërblimin e njëjtë me atë që e vepron”.
Dhe thotë: “Kush thërret në udhëzim, ka shpërblimin e njëjtë me të atyre që e pasojnë, duke mos u pakësuar asgjë nga shpërblimi i tyre. E, kush thërret në devijim, ka mbi vete gjynahet e njëjta me të atyre që e pasojnë, duke mos u pakësuar asgjë nga gjynahet e tyre” (I transmeton Muslimi në Sahihun e vet).
Nëse u kuptua kjo që u cek më lart, atëherë ajo me të cilën ju porosis ju dhe veten time është frika ndaj Allahut, kur jemi vetëm dhe me të tjerët, gjatë vështirësisë dhe mirëqenies, sepse ajo është porosia e Allahut dhe e të Dërguarit të Tij, ashtu siç thotë Allahu:
“Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe juve: “Frikësojuni Allahut!” (Surja En-Nisa- 131).
Ndërsa Profeti s.a.v.s, gjatë hutbeve të tij, thoshte:
“U porosis me frikë ndaj Allahut, me dëgjueshmëri dhe me bindje”.
“Et-takua” është fjalë përmbledhëse, e cila përmbledhë në vete hajrin në tërësi, realiteti i së cilës është kryerja e obligimeve të Allahut dhe largimi nga ndalimet e Tij me sinqeritet, me dashuri dhe me lakmi për shpërblimin e Allahut, si dhe me frikë (kujdesin) nga ndëshkimi i Tij. Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar robërit e Vet për frikë ndaj Tij dhe u ka premtuar (atyre që i frikohen Atij) lehtësim të çështjeve e të rriskut, largim të vështirësive, falje të gjynaheve dhe triumf me
Xhenete. Allahu thotë:
“O njerëz, frikësojuni Zotit tuaj, sepse dridhja e Orës (së Kiametit) vërtet është një ngjarje e madhe!” (Surja El-Haxhxh-1).
Dhe thotë:
“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdonjëri le të shikojë se çka ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që ju bëni!” (Surja El-Hashr -18).
Dhe thotë:
“Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret” (Surja Et-Tala23).
Gjithashtu thotë:
“Për ata që ruhen (nga gjynahet) do të ketë kopshte të kënaqësive te Allahu” (Surja ElKalem -34).
“Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia shlyejë veprat e këqija dhe do t’ia rrisë shpërblimin” (Surja Et-Talak- 5).
Vargjet të cilat flasin rreth kësaj tematike janë të shumta Prandaj, o ju myslimanë, dijeni se jeni nën Mbikëqyrjen e Allahut të Patëmeta dhe ngutuni që sa më parë të jeni të devotshëm në çdo gjendje. Llogaritni veten në të gjitha fjalët, në veprat dhe në qëndrimet (sjelljet) tuaja. Kështu, çdo gjë prej tyre që lejohet në fe, s’ka gajle në të vepruarit e saj, e çdo gjë (prej tyre) që s’lejohet, kini kujdes prej saj. Edhe pse (haramet) janë shumë të lakmueshme, shpërblimi tek Allahu është më i mirë dhe i amshuar. E, kush braktis diç për hir të Allahut, Ai ia zëvendëson me një më të mirë. Nëse robërit e dinë se janë nën Mbikëqyrjen e Allahut dhe i frikohen Atij, duke kryer urdhrat dhe duke braktisur ndalimet, Allahu i Lartësuar ua jep ato që rezultojnë prej frikës ndaj Tij, siç janë: krenaria, suksesi, risku i bollshëm,
rrugëdalja nga vështirësitë si dhe lumturia e shpëtimi në dynja dhe në Ahiret.
Për askënd që posedon mendje dhe sadopak dituri nuk është e panjohur ajo që i ka goditur shumicën e myslimanëve prej ngurtësisë së zemrave, shkujdesjes ndaj Ahiretit, braktisjes së shkaqeve të shpëtimit, dhënies pas kësaj bote dhe mënyrave të arritjes së saj me çdo kusht e me
grykësi, pa dalluar mes hallallit dhe haramit; gjithashtu, fundosja e shumicës së tyre në epshe dhe në lloje të ndryshme të kotësisë e shpërfilljes. E tërë kjo për shkak të shmangies së zemrave nga Ahireti dhe shkujdesjes së tyre ndaj përmendjes së Allahut, ndaj dashurisë ndaj Tij, ndaj meditimit rreth mirësive, begative dhe Shenjave të Tij, të dukshmeve e të fshehtave, si dhe papërgatitja për takimin me Allahun, moskujtimi i qëndrimit para Tij, dhe (moskujtimi i) zhvendosjes pas atij qëndrimi madhështor ose në Xhenet, ose në Zjarr. Andaj, o myslimanë, rrini gati vetes dhe pendohuni (me kthim) tek Zoti juaj. Mësojeni fenë tuaj dhe shpejtoni në kryerjen e obligimeve. Largohuni nga haramet, në mënyrë që të triumfoni me krenari, me siguri, me udhëzim dhe me lumturi në dynja dhe në Ahiret.
Kini kujdes nga preokupimi me dynja dhe nga të dhënët e përparësisë asaj ndaj Ahiretit, sepse kjo është cilësi (shenjë) e jobesimtarëve dhe e hipokritëve, dhe prej shkaqeve më kryesore të ndëshkimit në këtë botë dhe në tjetrën. Siç thotë Allahu i Lartësuar në përshkrimin tyre:
“Vërtet që jobesimtarët e duan jetën e këtushme dhe nuk e përfillin një Ditë të vështirë që do t’u vjen”
“Mos u josh (o Muhamed) nga pasuria dhe fëmijët e tyre, sepse nëpërmjet tyre Allahu kërkon t’i ndëshkojë ata në këtë jetë, në mënyrë që t’u dalë shpirti duke qenë jobesimtarë” (9/55).
Ndërsa ju nuk jeni krijuar për hir të kësaj bote, por për jetën e pastajme dhe jeni urdhëruar që të përgatiteni për të. Dynjaja është krijuar për ju, në mënyrë që të ndihmoheni përmes saj për adhurimin ndaj Allahut, i Cili ju krijoi, dhe që të përgatiteni për takimin me Të e kështu të meritoni mirësinë, nderimin dhe fqinjësinë e Tij në Kopshtet e kënaqësisë.
Është shëmti për të mençurin t’ia kthejë shpinën adhurimit të Krijuesit e Zotit të vet dhe (t’ia kthejë shpinën) asaj që ia ka përgatitur Ai prej nderimit (shpërblimit). (Është shëmti për të) që,në vend të këtyre, të angazhohet në nxitjen e epsheve të veta shtazarake dhe me grykësi (lakmi) për arritjen e ndonjë kënaqësie të kësaj bote kalimtare, kur (dihet se) Allahu ia ka siguruar atë që është më e mirë se ajo kënaqësi (e përkohshme) dhe me përfundim më të mirë në dynja dhe
në Ahiret. Le të ketë kujdes çdo mysliman nga të mashtruarit me shumicën e të thotë: “Njerëzit janë bërë kështu. Është bërë adet kështu. Dhe unë jam me ta”, sepse, vërtet, kjo (thënie) është fatkeqësia më e madhe, dhe shumica e popujve të shkuar janë shkatërruar për shkak të kësaj thënieje.
Mirëpo, o ti posedues i mendjes, duhet ta shikosh (kujdesesh për) veten, ta llogarisësh veten dhe të kapesh për të vërtetën, edhe nëse e braktisin njerëzit. Gjithashtu, duhet të kesh kujdes nga ajo që e ka ndaluar Allahu, edhe nëse e veprojnë njerëzit. Kështu, e vërteta është më primare që t’i shkohet mbas, siç thotë edhe Allahu i Lartësuar:
“Nëse i bindesh shumicës së njerëzve që gjenden në tokë, ata do të të shmangin nga rruga e Allahut” (6/116).
“Shumica e njerëzve, sado që të dëshirosh ti, nuk janë besimtarë” (12/103).
Thotë njëri ndër dijetaret (Allahu i mëshiroftë të gjithë):
“Mos u largo nga e vërteta, për shkak të numrit të pakët të atyre që e pasojnë atë, dhe
mos u mashtro me të kotën, për shkak të numrit të madh të pasuesve të saj”.
Kam dëshirë ta përfundojë këtë këshillë timen me lutjet e perzemerta drejtuar Madhris se Tij. O Allahu yne na udhezo ne rrugen e drejt, ne rrugen e Muhamedit s.a.v.s, dhe mos na largo nga udhezimi Yt pasi qe e kemi gjetur kete rruge te drejte dhe na bashko ne xhenet me Pejgamberet Eulijat me Dijetaret dhe njerzit e devotshem.AMIN
me respekte vellau i juaj ne islam Subhan'Allah