Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se kancelarja
gjermane, Angela Merkel, duhet të kërkojë falje për kritikat e saj bërë
politikës turke në Qipro.
“Pikëpamjet dhe deklaratat e tilla nuk japin pamjen e një lideri
vizionar dhe largpamës. Presim që zonja Merkel t’i ripërtërijë njohuritë
e saj në histori dhe t’i kërkojë falje palës turke, e cila ka bërë
gjithçka për të gjetur zgjidhje”, tha Erdogan për mediat turke.
Gjatë vizitës në Qipro, Merkel ka vlerësuar përpjekjet e qipriotëve
grekë për të gjetur një zgjidhje për bashkimin e ishullit, të ndarë për
36 vjet, ndërsa turqit e Qipros i ka cilësuar si fajtorët kryesorë.
Merkel ka thënë se Turqia, për shkak të sjelljes së saj në rastin e
Qipros, është ndëshkuar me sanksione në negociatat për pranim në BE.
(BS)