Vëllezërit
mysliman në Egjipt u kanë bërë thirrje të gjithë arabëve dhe
myslimanëve kudo në botë për ta përkrahur popullin tunizian. Ata
përgëzuan kryengritjen e popullit në luftën e tyre për liri dhe dinjitet
si dhe uruan ata për këtë fitore të merituar. Në deklaratën e VM të Egjiptit thuhet se tunizianët kanë shkruar
historinë me qëndresën e tyre dhe bindjen për largimin e diktatorit Ben
Ali i cili u largua nga vendi pa miqtë e tij dhe pa familjen e tij, një
poshtërim i paparë më herët ndaj ndonjë udhëheqësi arab.
VM kërkojnë nga regjimet arabe në tërë botën për t’i vënë veshin
njerëzve të tyre të cilët bëjnë thirrje për liri dhe demokraci, me të
cilën gjë do të sigurohej stabiliteti, zhvillimi e drejtësia për të
gjithë. Megjithatë për tu arritur kjo është e domosdoshme që qasja ndaj
Islamit të jetë e moderuar thuhet më tej në deklaratë.
Grupi i VM në Egjipt u bëri thirrje sunduesve arabë për tu angazhuar
me njerëzit e tyre në dialog të qytetëruar dhe jo për të sunduar
popullin me dhunë si dhe të marrin mësime nga përvoja e diktatorit
tunizian.
VM gjithashtu kërkuan nga fuqitë botërore të ndërprejnë ndërhyrjet në
punët e botës arabe dhe të kihet parasysh se popujt e shtypur arab janë
në gjendje ti marrin punët në duart e tyre nëse janë të detyruar për ta
bërë atë. Pra kërkohet nga perëndimi që mos ti përkrahë diktatorët dhe
sundimtarët autoritarë.
VM u bëjnë thirrje popullit Tunizian të qëndrojnë të patundur dhe po
ashtu thirrët udhëheqësi i ri të marrë përgjegjësi të plota., dhe të
ruajë sigurinë e vendit dhe interesat e popullit, që të krijojë një
parlament të lirë dhe të zgjedhë udhëheqësit e popullit nga vullneti i
popullit.