Sipas televizionit arab, Al Jazira, Egjipti po shkon gjithnjë e më shumë drejt skenarit të Tunizisë. Korespondenti i Al Jazira në Kajro, njofton se shumë prej
biznesmenëve, politikanëve dhe njerëzve të tjerë të afërt me regjimin e
presidentit Hosni Mubarak, nga frika e përkeqësimit të situatës po
braktisin vendin.
Në analizën e televizionit arab, thuhet se largimi i këtyre personave
me avionë privatë, është shenjë se situata në Egjipt mund të
përkeqësohet gjithmonë e më shumë.
Ndërkohë, presidenti Mubarak, njoftoi shpërndarjen e qeverisë dhe
kërkoi ndaljen e menjëhershme të protestave të dhunshme. Gjithësesi
pritet të mësohet në orët e ardhshme nëse lëvizja politike e Mubarak do
të ulë “zemërimin” popullor./tch/