Minarja si pjesa me e larte e xhamise bart rolin e identifikuesit te ketij objekti religjioz. Teksa e sheh ate e cila larton kah qielli, duket sikur mburret me vetmine e saj, por menjehere sapo ezani fillon, ajo merr jete, dhe thyen vetmine kur tingulli i lidhet me simotrat e saj qe modernizmi i ka penguar te duken, por qe nuk mundet kurrsesi t’i ndaloje ato te therrasin njerezit ne shpetim. Zerat jane te ndryshem nga njeri-tjetri, por prape ato perbejne nje bashkesi brenda teresise harmonike te korit. Te pakten keshtu e degjojme ne, keshtu e ndiejme dhe kuptojme ne. Pas kesaj njerezit grumbujgrumbuj nisen drejt xhamive per t’iu pergjigjur kesaj thirrjeje, e atehere vetmia e minares kthehet ne gumezhitje, ne lutje e pendime. Pas ketij rituali njerezit dalin te paqetuar shpirterisht e minarja i pret aty se, pa dyshim, ata do te kthehen serish, shume shpejt.
Ne cdo kohe i kulluar gurgullin zeri i minareve ne boten tone. Ne cdo bucitje te tij ky ze ka rregulluar zemren e shume besimtareve, kurse shume fole djallezore i ka shkaterruar. Ne nje cast meditimi perpara ketij zeri engjellor ndihemi sikur te na shkeputeshin kembet prej toke, nderkaq, drejt nje thellesie te magjishme sikur te mos na kishte mbetur lidhje me kohen dhe vendin ku ndodhemi, sikur hapesira t’i kishte humbur dimensionet e saj. Ai ze na kujton marreveshjen qe kemi bere me Zotin, fjalen qe i kane dhene shpirtrat tane Atij. Zerin e permallshem te muezinit disa here e degjojme si thirrje per ne parajsen qe kemi humbur dhe vrapojme per te gjetur humbjen tone mijeravjecare drejt shpetimit. Foshnjave, te semureve, te gjymtuarve, pleqve e te rinjve, ky ze u ngjall miliona qeliza te vdekura nga helmi i materializmit; sopirti i jep force, sepse ky ze eshte zeri
i palces sone; ky gjemim eshte gjemimi i saj i cili e ka nje vazhdim dhe padyshim qe e ka edhe nje perfundim.
Ne, bijte e shekullarizimit, ne te burgosurit e materializmit dhe egos, ne globalistet e suksesshem, ky ze na kujton se kemi deshtuar, kemi deshtuar ne premtimin e dhene, kemi deshtuar shpirterisht.
Kemi humbur nder shekuj ne labirintet e botes, rrjedha e lumenjve na ka rrembyer, dallget e detit na perplasin nga nje breg ne nje tjeter e ne humbasim fillin e ekzistences e qenesise, harrojme stacionin nga ku jemi nisur dhe domosdo qe nuk dime as destinacionin ku duam te shkojme. Ngarkimi i vetes me gjera me teper sesa i perballon, vrulli i “modernitetit” dhe zhvillmi, na ka zene veshet dhe nuk degjojme keto minare tek therrasin : Ejani ne shpetim.
Ne kete perhumbje qe na ka kapluar, ne kemi harruar qe jemi krijuar per te mesuar dhe per t’u treguar te tjereve ato qe kemi mesuar. Por keto melodi qiellore, nisin te qetesojne dallget e jeteve tona, keto melodi qe nisin me sinjalet prej drite te agimit te pare dhe vazhdojne gjer ne kohen e renies per te fjetur, u ofrojne zemrave te besimtareve gote pas gote eliksir muzikor dhe, keshtu intermexo kenaqesie perjetohen nje pas nje, gjate tere nje dite.
Ne shqiptaret per gati pesedhjete vjet u privuam nga ky ze. Ai ishte molla e ndaluar per regjimin famekeq te atehershem, pasi do te zgjonte ndergjegjen “ e fjetur” dhe pa dyshim qe kjo do te perbente rrezik per ta. Ne te vertete “terrori i kuq” i beri minaret te heshtin, por jo zemrat e besimtareve. Ata edhe pse nen ze, serish e thirren fuqishem ezanin, pasi lidhja me Ate qe na ka dhene fryme, Krijuesin, eshte aq e madhe sa qe s’ka force ta ndaloje. Sot Ezani thirret lirisht, minaret bucasin edhe pse me te pakta ne numer krahasuar me ato qe ishin perpara se komunizmi t’i
shkaterronte. Minaret thone “Allahu eshte me i madhi” dhe ne ecim per ne faltore sikur te shkonim
per ne parajsen e pafund.
Minaret bucasin me Fjalen e Deshmise, edhe ne themi: “Ja, ky eshte synimi” dhe shkumezojme nga zemra. Ato e thone me ze te larte ate Drite te Pasosur, dhe neve na rezon drite ne sy e ne zemra. Pas kesaj, minaret renkojne: “Ecni drejt horizontit te meshires se Zotit, drejt rrebeshit te pendeses se engjejve!” Dhe ngrihemi peshe plot entuziazem, ne edhe nje here tjeter dhe ecim per t’u pastruar nga mekatet. Dhe rreqethemi nga zerat qe therrasin “ejani ne shpetim”, ndjejme harene dhe lehtesimin e pa ndjere, vrapojme per ne namaz gjah me gezim si femijet… Ky ze eshte ura qe lidh dy botet tona, boten materiale me ate shpirterore, me besimin, qe eshte “gurra e cila ia ben te kendshme jeten njeriut dhe i jep atij shpresa per lumturi. Ai qe eshte larg kesaj gurre eshte fatmjere dhe sikur t’I zoteroje te gjitha mjetet materiale qe i duhen ne kete jete; ai eshte i mjere se i mungojne ndjenjat larta morale, te cilat do ta benin te lumtur. Ne kete jete ai nuk ndien ndonje gezim shpirteror dhe kur gjate shtegut te jetes e trondit ndonje kob, nuk i gjen vetes tjeter ngushellim ose rruge shpetimi…
Duke u cliruar nga prangat e hapesires, kohes, materies, fizikalitetit dhe interesit vetjak eshte rruga e pozicionimit te vetes ne nivelin e zemres dhe te shpirtit, ne kete moment njeriu behet nje trup i vetem zemer-shpirt-trup fizik dhe me kete unitet dhe force qe buron prej tij, kapercen kufizimet e materialitetit dhe te menduarit e te vepruarit ne menyre te rendomte, pa nje qellim. Te kapercesh kufirin e kohes, do te thote te jetosh ne nivelin shpirteror dhe ata qe e arrijne kete nuk jane kurre te brengosur nga e kaluara e dhimbshme ose te shqetesuar per te ardhmen. Ata e veshtrojne te nesermen me buzeqeshje. Deshperimi dhe shqetesimi vjen nga te jetuarit e jetes perciptazi dhe ne menyre te rendomte.
Ne jemi te gjithe udhetare ne kete bote, te gjithe do te largohemi nje dite dhe sot me shume se kurre ka ardhur momenti te zgjohemi, te hapim syte e veshet, por, mbi te gjitha, te hapim zemren e t’i pergjigjemi thirrjes se ketyre minareve, jehona e te cilave kapercen cdo kufi. Sot me shume se kurre duhet te tregohemi vigjilente e te kuptojme te Verteten Absolute ashtu sic eshte, pa te meta. Ky ze vjen ne nje kohe kur vendosmeria dhe vullneti nuk dine nga te shkojne nga termetet, stuhite dhe permbytjet, dhe shuhen, ne nje kohe kur njerezit ndihen te kapluar pas punes, pozites shoqerore, pasurise, prosperitetit dhe forces qe ka burgosurzemrat tona.
...Dhe minaret vazhdojne te therrasin dhe do te vazhdojn te therasin: Ejani ne shpetim!
Muhamed Salihi II-A
Marur nga Revista Ikre Nr.32