Minaret raketa apo?!
Kjo fjalë e cila më bën të mos lexoj më, kjo fjalë e cila ma shemb pallatin e dashurisë ndaj fesë sime, kjo fjalë e cila më bën që të më rrjedhë gjak nga sytë e mi të plagosur.
Nuk mund të besoj ende në këto fjalë, nuk mundem të jetoj, nuk mund të gëzohem, nuk mund të flas më. Njeriu është vetëm një njeri, nuk janë dy, nuk ka dy koka, dy gjuhë e dy zemra. Të gjithë e shohim dhe bindshëm besojmë se çdo krijesë është një, e cila do të thotë një Diell, një Hënë, një qiell, një kodër, një dru, një peshk, një njeri, një lumë, një yllë, dhe një ZOT i Gjithëdijshëm dhe i Gjithëfuqishëm.
Një shpirt i cili dha betimin bindshëm se ti je një i vetmi pse ti thua o shpirt se ai është me tjetër kënd. Ai është një dhe një nuk ka nevojë për askënd, larg asaj çka i mveshin shpirtrat të tjerë mizorë.
Njeriu është krijesë me tiparet dhe gjymtyrët më të larta nga të gjitha krijesat, i dalluar nga të gjithë, me çka mendojmë i dalluar…është i dalluar me një gjymtyrë e cila nuk blihet e as nuk shitet. Pse o njeri mendonë ashtu se ti je i ditur, i pasur, i fortë kurse para një kohe as nuk ke qenë fare e mendon se kjo është nga mendja ime, jo kurrsesi mos mendo ashtu ti ke shumë të mira, andaj ji mirënjohës! Historia e njerëzimit fillon ashtu siç shkruan në librin hyjnor i cili është i pagabueshëm, i drejtë, i qartë, dhe udhëzues.
Besoj se e din të gjithë historinë e njeriut dhe krijesa e parë, e krijuar nga Ai i Cili është i Gjithëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. Me kalimin e kohës në botën materiale njeriu është dashur të jetojë, të ndërtojë, të shumohet dhe të vdesë. Ashtu si ka filluar të ndërtojë shtëpi të cilën ka qenë i frymezuar nga dikush të cilën me dashuri do t’i mësojë edhe të gjitha sendet e tokës, fjalët, etj. Fillimi i njerëzimit fillon edhe me shumimin e tyre apo shtimin dhe po ashtu ndërtimin dhe vendbanime për të jetuar. Koha e cila ndërron kohën apo si të themi kohë e kaluar, duke filluar njerëzit të mësojnë gjëra që janë caktuar nga dikush. Siç e dimë mu ashtu edhe ndodhi te popuj të ndryshëm, kultura, civilizime, religjione të kenë njerëzit. Të ndalemi tek e fundit, religjionet pasi njeriu nga natyra e tij ashtu siç ka dashur ai të jenë të gjithë të barabartë, pa dallim ngjyre, race, kombe, fisi, populli të gjithë njejtë, as i varfër as i pasur, as i ditur as i paditur – të gjithë njëjtë. Çdo popull ka pasur një njeri apo siç na tregon libri hyjnor dhe njeriu më besnik – Pejgamberi, alejhi selam.
Pra, secili ka pasur një njeri udhëzues që t’i tregojë njeriut si është te ai i cili duhet të besosh, jo në atë të cilën ti e ke marë nga druri, nga guri ose nga hekuri. Dhe si mund t’i japësh një njeriut virtyte hyjnore, kurse ai është vetëm njeri, si ti e unë, thjesht njeri, me përjashtim të cilin do ai i cili është i Gjithëdijshëm dhe vepron ashtu siç do vetë ai.
Mbas ngritjes në qiell siç na tregon libri hyjnor i cili është i pagabueshëm të dimë këtë se ai libër nuk është libër i njeriut të cilën sikur unë e shkruaj këtë por hyjnor i mbrojtur me plotëkuptimin e fjalës. Ata murën “kinse” duhet të ndërtojnë asi objekti të vendosësh figura të cilën nuk kanë kuptim apo dini shpjegim pra siç na tregon edhe vetë libri hyjnor se ato vetë e shpikën atë.
Me ardhjen e religjionit të fundit dhe vulë e gjitha religjionëve në mbarë botë që fton në besim të plotë dhe bindshëm në monoteziëm me të gjitha detalet, argumentet, shenjat, thëniet, dhe largim i çdo sendit që i mvishet Atij i Cili është i pa të meta.
Siç e dimë në qytetin e një gadishulli arabik është një vend e cila është ndërtuar më herët se gjithçka tjetër i cili është ndriçim në shpirtrat dhe zemrat e njerëzve e cila ka qenë edhe caktim dëshirë e Atij i Cili është i Gjithëdijshëm. Ndërtimi i një tempulli tjetër apo vendi më i dashur i tij është padyshim “Xhamia e të Dërguarit të fundit, alejhi selam, e cila është ndërtuar vetëm adhurimi i atij dhe të qenët vetëm nënshtrim i plotë dhe adhurim i tijë deri sa të vijë një ditë e madhe. Siç e dimë dhe nëse nuk e di dikush se kurrë nuk është e marrë apo e vjedhur nga dikush tjetër të cilët ata e thonë atë, qoftë ajo në besim, në ndërtim, dhe çkadoqoftë tjetër, ajo ka qenë nga fillimi i njerëzimit vetëm pse nuk ka është e emëruar me atë emër çka e ka sot, sepse nuk ka qenë e caktuar nga ai dhe do të vazhdojë deri në fund të sekondëve të orës së kësaj bote. Kjo ka qenë frymëzim nga ai i cili i di çka ka në qiej e në tokë dhe e di çka duhet të ndërtohet. Ajo ka bazë dhe pamje të jashtëzakondshme nëse ndalemi dhe mendojmë pak, mund të themi edhe qetësim shpirtëror nga shikimi i parë.
Po të shikosh një herë do të vëresh një hapësirë pa kufi me horizont të qartë me proporcione vertikale që do të thotë nënshtrimi i Atij të Gjithëfuqishmit i Cili e krijoi këtë krijesë. Të gjithë objektët do të vëresh edhe një objekt magjepsës me një shikim vertikal nga poshtë lart, i drejtë dhe i lartë. Që nga ajo kohë dhe deri në fund të botës ajo do të jetë lajmërim, thirrje apo shpëtim, nga një ditë trishtuese.
Pra siç thamë ajo e ka emrin më të bukur e cila quhet MINARE që do të thotë: Lapsë në maje e cila shkruan për çdo njeri, besimtar i Krijuesit të tij dhe kuptimin e diturisë të njeriut besimtar apo besimtare, femër apo mashkull të gjithë njerëzit.
Turpërohem nga betuesit dhe armiqtë të kësaj bukurie, dashurisë, thirrjes, shpëtimit të emërosh me emra arrogantësh, emra fyese dhe degraduese më dhemb shpirti, më shtrëngon fort dhe nuk duron më….
Pra si mund të jetë logjike se si në atë kohë para 2000 vjetëve sipas tyre të ketë pasur bombë atomike, raketa, tanke, automatikë etj, si është e mundur kjo më thoni nëse jeni të vërtetë dhe të sinqertë. Por kjo nuk është vetëm vetëm kur thamë vetëm dmth të përbetuar me një urrejte më të madhe se një kodër të cilët planet e tyre, familjet e tyre, fëmijët e tyre, projektet e tyre, natë apo ditë, mengjes apo mbrëmje, dëshirojnë ta shuajnë dritën e atij….. Por kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë ta dini këtë kurrë pasi ai na tregon në librin hyjnor i Cili është i pagabueshëm dhe më të qartë se gjithë ata që kanë me vete dhe që mësojnë prej tyre.
“Ata bënin plane, e Allahu i asgjësonte, se Allahu është më i miri planifikues. “ (Enfal: 30)
Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre, po Allahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët. (Saf : 61:8 )
AUTOR: Vildan Etemi