Gjashtëdhjetë e pesë vjeçari Osman Seker, me një litar rreth belit, ngjyros minaren e Bademlik xhamisë në provincën Biga, në pjesën veriperëndimore të Anadollit
Seker thotë se për te është kënaqësi t’i zbukuron xhamitë dhe vendet historike
Ai flet për artin e ngjyrosjes së xhamive. Në këtë rast, bëhet fjalë për xhaminë 115 vjeçare, Bademlik xhaminë.
Krahas këshillave profesionale, Seker flet edhe për sigurinë gjatë punimeve në minare, e cila është shumë e rëndësishme për kryerjen sa më mirë të punës.
“ Është shumë vështirë të bartet dhe të vendoset ngjyra në lartësi të madhe, e sidomos kur fryn era. Por, ngjyrosja e xhamive më bën të qetë dhe të lumtur ", thotë Seker, i cili këtë punë e punon që nga vitet e hershme të rinisë.
Duke kujtuar punimet e tij të suksesshme, Sekrer përmend ngjyrosjen e flamurit turk në Ecebat, në afërsi të provincës Çanakkale. Atë kohë, thotë ai, ka ndier një kënaqësi dhe krenari të veçantë.