Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Situata e xhamive pas përmbytjeve në Shkodër Thu 16 Dec 2010 - 9:19 | |
| ri Situata e xhamive pas përmbytjeve në Shkodër Në qytet janë prekur lagjet Xhabije, Tophanë, Livade, Qafë, Ajasëm dhe Bahçallëk, ndërsa janë bllokuar dhe izoluar lagjet Shirokë dhe Zogaj. Përsa i përket komunave janë përmbytur Komunat Ana e Malit, Dajç, Bërdicë dhe Bushat. Reshjet e shiut dhe shtërngatat e këtij fillimmuaji kanë rritur nivelin e ujit duke përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme toke në rrethin e Shkodrës. Në qytet janë prekur lagjet Xhabije, Tophanë, Livade, Qafë, Ajasëm dhe Bahçallëk, ndërsa janë bllokuar dhe izoluar lagjet Shirokë dhe Zogaj. Përsa i përket komunave janë përmbytur Komunat Ana e Malit, Dajç, Bërdicë dhe Bushat. Situatë emergjenteNë qytet, lagjet Tophanë, Bajë e Vogël, Xhabije dhe tek Medreseja e djemve, kanë qenë komplet nën ujë duke bllokuar aksesin në xhaminë e Tophanës, xhaminë e Medresesë si dhe konviktin e shkollës.Në Tophanë xhamia është e bllokuar për shkak se oborri është përmbytur. Uji është afruar shumë dhe janë vendosur barriera me thasë rëre në portën e xhamisë.Në xhaminë e medresesë oborri i është dorëzuar komplet sundimit të ujit, por për një distancë 10 cm uji nuk ka hyrë në xhami. Konviktit të medresesë i është përmbytur kati bodrum duke dëmtuar paisjet e kaldajës, depozitën e mazutit dhe panelin elektrik.Situata paraqitet kritike në xhaminë e Plumbit, e cila ka pësuar dëmin më të madh që mbahet mend në histori. Uji ka mbuluar edhe çardakun e grave, që është 2 m mbi sallën qendrore të faljes.Në Zogaj uji ka dalë mbi rrugën e xhamisë duke mbuluar tre këmbët e para të shkallëve të saj. Hyrja në xhami është kryer vetëm me ndihmën e suleve (lundrave). Pas stuhisë “veri” është dëmtuar themeli i xhamisë, porta e brendshme, porta e oborrit së bashku me kolonat e saj. Nga forca goditëse e valës është dëmtuar rruga e vjetër e kalldrëmit që daton para pesë shekujsh.Në xhaminë e Bahçallëkut uji ka përmbytur oborrin duke arritur gjer në shkallën e parë të verandës por pa hyrë brenda.Në pjesën e rrethinave të qytetit situata paraqitet si vijon:Në xhaminë e Harkut të Bërdicës, normalisht kjo zonë është më e dëmtuara pasi është më e ulëta në kuotë dhe ndër të parat që është përmbytur. Përsa i përket xhamisë, ajo është në ndërtim e sipër dhe janë dëmtuar materialet e grumbulluara në territorin e saj.Në xhaminë e Trushit zona është e gjitha nën ujë. Fatmirësisht uji nuk ka depërtuar në xhami.Në xhaminë e Rrushkullit uji ka arritur nga 1.5 m deri në 3 m, kurse në xhami niveli ka arritur në 1 m. Xhamia ka pasur dyfishin e ujit krahasuar me përmbytjet e janarit 2010.Në Shirq prezenca e ujit ka vështirësuar shkuarjen në xhami. Edhe pse prezenca e ujit është e madhe, sipas informacioneve, ai nuk ka hyrë në xhami, kjo pasi pozicioni i xhamisë është më i ngritur se lagjia.Xhamia e Kuçit është krejtësisht e përmbytur, madje i gjithë fshati është nën ujë dhe janë evakuar të gjithë banorët. Uji në xhami ka arritur lartësinë 70 cm. Megjithëse xhamia pozicionohet në pjesën më të lartë të fshatit, ajo nuk i ka rezistuar përmbytjes.Xhamia e fshati Zues është e gjitha nën ujë.Në zonën e Vukatanës uji ka depërtuar nga ana e Kuçit, por pa e rrezikuar xhaminë. Masat dhe bilanci i dëmeveMe nisjen e përmbytjeve, Myftinia Shkodër ka qenë e vëmendëshme për të mbajtur situatën nën kontroll. Fillimisht është organizuar një takim me Këshillin e Myftinisë nga ku është aktivizuar Shtabi i Emergjencës me në krye Myftiun Muhamed Sytari. Ndër prioritetet e këtij shtabi ka qënë azhornimi i përditshëm me situatën e xhamive të përmbytura, verifikimin e dëmeve dhe masat që mund të merreshin për shpëtimin e materialeve të inventarit të imët.Gjithashtu, prioritet i shtabit të emergjencave ka qenë koordinimi i informacioneve dhe planeve të punës me Shtabin e Emergjencave Civile të ngritur në Prefekturën Shkodër të drejtuar nga Prefekti dhe zv/Kryeministri. Këtij shtabi i është ofruar ndihma dhe bashkëpunimi i institucionit.Pas informacioneve të grumbulluara nga imamët dhe këshillat e xhamive rezulton se dëmet e xhamive kanë qenë të mëdha, madje edhe më të mëdha se përmbytjet e janarit 2010. Kjo për faktin se niveli i ujit ka qenë 25-30 cm më i lartë.Si pasojë, në të shumtën e rasteve paisjet elektrike, tapetët etj, kanë mbetur nën ujë. Rezultojnë se janë dëmtuar pothuajse të gjitha dyert dhe shumë dritare që kanë qenë të punuara me dërrasë. Sensibilizimi për ndihmëThirrjes së Myftiut të Shkodrës për ndihmë në favor të familjeve të përmbytura i janë përgjigjur shumë qytetarë dhe me këto fonde, Myftiu së bashku me grupin e punës kanë organizuar shpërndarjen e ndihmave në lagjet Xhabije dhe Tophanë.Përveç xhemateve të qytetit, është njoftuar Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe fushata e sensibilizimit është shtrirë edhe në myftinitë e rretheve të tjera.Gjithashtu, janë kontaktuar shumë shoqata humanitare që operojnë në Shqipëri por edhe jashtë saj si: në Amerikë, Turqi, Siri, Emiratet e Bashkuara, Zvicër, Maqedoni, Arabi Saudite, etj.Shtabi i emergjencës në Myftininë e Shkodrës do të angazhohet menjëherë pas tërheqjes së ujrave për të bërë evidentimin dhe preventivet e dëmeve për të gjitha xhamitë e përmbytura./KMSH/ | |
|