Raportet flasin se tubimet dhe namazet e përbashkëta kanë filluar që
të organizohen në pjesë të ndryshme të vendit. Disa TV kanale kanë
filluar që t’i ndërpresin programet e tyre të rregullta televizive, duke
lëshuar thirrjen e ezanit, dhe atë pesë herë në ditë.
Ben Ali, përgjatë udhëheqjes së tij diktatoriale, mbi këtë shtet
afrikano-verior, kishte zhvilluar një propagandë shumë rigoroze
anti-islame.
Duke u munduar që t’i imitojë shtetet perëndimore, dinastia e tij,
gjithashtu, kishte imponuar një ligj kundër veshjes islame, e që tani
tingëllon plotësisht absurde. Ai dallohej si një kundërshtar i rreptë i
hixhabit.
Pjesa dërmuese e banorëve të Tunizisë janë muslimanë, të cilët edhe dëshirojnë që t’i ruajnë vlerat e tyre islame.
Gjatë diktaturës së tij 23 vjeçare, Ben Ali kishte nënshtruar
popullin e Tunizisë, duke ua shkelur, kështu, të gjitha të drejtat
njerëzore më elementare.
(Breziiri)