Pas
rrëzimit të regjimit të Zejnul Abedinit Ben Alisë në Tunizi, ka ardhur
deri te forcimi i aktiviteteve fetare në mësimin dhe leximin e Kur’anit.
Kështu që, qeveria ka vendosur aktivizimin e një numri të madh të
instituteve për këtë qëllim.
Ismail El-A’vani, përfaqësues i Tunizisë në garat e 28 kur’anore në
Teheran tha se aktivitetet fetare shkojnë me një intensitet të
kënaqshëm.
Ai shtoi se në moshën 17 vjeçare ka filluar me mësimin e Kur’anit
përmendsh, ndërsa tre vite më vonë me ndihmën e Krijuesit të
Plotfuqishëm e ka mbaruar.
(Breziiri)