Mijëra tunizianë protestuan duke iu përgjigjur thirrjes së partisë "Enahda" për të manifestuar kundër rrëzimit nga ushtria të presidentit, Muhamed Mursi në Egjipt.
Manifestuesit, u mblodhën në qendër të Tunisit, me flamurët tunizianë dhe egjiptianë në duar, si dhe me portretin e presidentit egjiptian Mursi.
Ata brohorisnin parrulla si "Poshtë grushti ushtarak", "Jo forcës së ushtrisë, po legjitimitetit të votës", "Populli kërkon Mursin".
Ata gjithashtu dënuan lëvizjen "Tamarod", e cila nxiti revoltat e dhunshme, dhe bene thirrje kundër grusht shtetit që u shpall nga kreu i ushtrisë Abdul Fatah al-Sisi.