Triumfi i revolucionit popullorë në Tunizi, ka bërë që të fillojnë ndryshimet në jetën e qytetarëve tunizian. Bartja e hixhabit nga vajzat muslimane ka qenë e ndaluar nga regjimi i përmbysur i Ben Alisë. Mirëpo, tani vajzat nga qytetet të ndryshme të këtij vendi afrikan i janë kthyer përsëri bartjes së hixhabit i cili është një obligim fetarë.
Mediat bëjnë të ditur se shumë shpejt mund të ndodh që të anulohet ligji i cili ndalon bartjen e hixhabit nëpër institucionet shkollore të këtij vendi, njofton “Ikna”.
Sipas ligjeve tuniziane bartja e hixhabit nuk është konsideruar si një obligim fetarë, por si një lloj veshje fraksioniste ndërsa Zejnul Abidini dhe paraardhësi i tij e kishin shpallur të ndaluar bartjen e shamisë nëpër vendet publike.
Mospajtime të qytetarëve në lidhje me këtë ka pasur edhe më parë. Në vitin 2003 një grup i avokatëve dhe aktivist të sferës juridike mblodhën mijëra nënshkrime për dënimin e zyrtarëve shtetërorë, për shkak se kanë fyer vajzat muslimane duke u ndaluar të kryejnë një obligim fetarë i cili kërkohet nga Zoti i tyre.
(Breziiri)