Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Tunizi: Legalizohet lëvizja islame En-Nehda Wed 2 Mar 2011 - 10:26 | |
| Lëvizja Islame “En-Nahda” në Tunizi është legalizuar pa 30 vitesh të formimit dhe tash mund të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme në vend. Lëvizja e moderuar, e ndaluar nga regjimi i Zine el Abidine Ben Ali, i cili u përmbys në janar, u themelua në vitin 1981 nga intelektualët e frymëzuar nga Vëllazëria Myslimane.
Udhëheqësi i lëvizjes, Rachid Ganouchi (në foto) u kthye në Tunizi në janar pas 20 vjet mërgimi në Londër, transmeton REL.
Po sot, dy ministra, ai i Edukimit dhe i Kërkimeve shkencore, e braktisën qeverinë pas largimit të kryeministrit që pasoi protestat kundër qeverisë kalimtare.
(Breziiri)
| |
|