Zgjedhjet në Tunizi
Partia islame ka siguruar shumicën e votave
Partia islame e Tunizisë “Ennahda” pritet gjerësisht që të fitojë një shumicë të madhe votash. Ajo po zhvillon bisedime për të formuar një koalicion qeverisës. Udhëheqësit e Ennahdas thonë se shpresojnë të krijojnë një demokraci si ajo e Turqisë, ku partia AKP në pushtet është gjithashtu islamiste.
Të dielën Tunizia mbajti zgjedhjet e para demokratike, disa muaj pas një revolucioni që nxiti kryengritjet e Pranverës Arabe në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme.
Komisioni i pavarur zgjedhor i vendit bëri të ditur se mbi 90 përqind e zgjedhësve nga 4,1 milion të regjistruar morën pjesë në votime. Komisioni tha se shumë nga 3,1 milionë votuesit që nuk u regjistruan më parë patën gjithashtu mundësinë të votonin.
Qytetarët në gjithë Tunizinë shpresën, gëzimin dhe krenarinë për shansin që të zgjidhjen mes disa partive politike për të parën herë që nga shpallja e pavarësisë së vendit në vitin 1956. Më shumë se 100 parti paraqitën kandidatët e tyre në zgjedhje. Në votimet e mëparëshme, vetëm anëtarët e partisë në pushtet kishin të drejtë të vinin kandidaturën.
Votuesit zgjodhën asamblenë kushtetuese prej 217 anëtarësh që do të emërojë një qeveri të përkohshme dhe do të hartojnë kushtetutën. Rezultatet përfundimtare të votimeve priten sot ose nesër.