Kush është në linjë | 420 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 420 vizitorë :: 2 Bots
Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
|
Sondazh | | A e falni namazin rregullisht? | 1.Po 5 kohë elhamdulilah | | 96% | [ 287 ] | 2.Vetëm Sabahun | | 0% | [ 1 ] | 3.Kur kam kohë | | 0% | [ 1 ] | 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin | | 0% | [ 1 ] | 5.Vetëm xhuman | | 1% | [ 2 ] | 6.Nuk falem hiq | | 2% | [ 7 ] |
| Totali i votave : 299 |
|
Rissi ne Forum | Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot
|
Statistikat | Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Fadil Grisholli
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
|
Kohët e faljes së namazeve | |
|
| Lajmet Ditore | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Lajmet Ditore Mon 27 Sep 2010 - 13:03 | |
| Në vazhdën e takimeve të shumta dhe të komunikimeve intensive që po zhvillon me vende që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, takoi në Nju Jork Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Zambisë, Kabinga Pande. Në këtë takim, Ministri Hyseni ka folur për zhvillimet më të fundit rreth Kosovës dhe të arriturat e shtetit më të ri, si në planin e konsolidimit të tij të brendshëm ashtu dhe ndërkombëtar. Në diskutimin e tij, Ministri është ndalur në veçanti te përmbajtja dhe rëndësia e mendimit këshillëdhënës të 22 korrikut të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe te rezoluta e 9 shtatorit e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara përkitazi me këtë Mendim. Ministri Hyseni është shprehur se, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka folur qartë më 22 korrik, duke hequr çfarëdo dyshimi që mund të ketë ekzistuar për sa i përket ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, pasi Gjykata në të gjitha pikat ka vendosur në favor të Kosovës. Në takim, Ministri Hyseni ka përsëritur po ashtu thirrjen drejtuar Qeverisë së Republikës së Zambisë për njohjen e Republikës së Kosovës. Sa i përket qëndrimit të Zambisë ndaj kërkesës për njohje, Ministri i Jashtëm Kabinga Pande ka thënë se, Zambia është duke e studiuar me kujdes Mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe duke i përcjellë nga afër zhvillimet rreth Kosovës, dhe se kërkesa do të shqyrtohet pas kthimit të tij nga vizita në Nju Jork. Gjatë ditës, Ministri Hyseni është takuar po ashtu edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës së Shteteve Arabe, Amr Moussa, Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg, si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë që po qëndrojnë në Nju Jork gjatë sesionit të 65 të plenar të Asamblesë së Përgjithshme. Ministri Hyseni takoi edhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Singaporit, George Yeo, me të cilin ka folur për zhvillimet më të fundit rreth Kosovës dhe ka kërkuar nga Qeveria e tij që të shqyrtojë mundësinë e marrjes sa më parë të vendimit për njohjen formale të shtetit të Kosovës. Duke folur për zhvillimet më të fundit në lidhje me Kosovën, Ministri Hyseni ka thënë se, pas vendimit të qartë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe pas miratimit të rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme, e cila mirëpret këtë Mendim, nuk ka më asnjë arsye ligjore dhe politike për shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që të vonojnë më tej njohjen e tyre. Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm i Singaporit, Yeo, i ka thënë Ministrit Hyseni se, "ne kemi qenë duke pritur vendimin e Gjykatës" për marrjen e një vendimi në lidhje me njohjen dhe tash pas shpalljes së vendimit nga Gjykata, "jemi duke e studiuar atë me shumë kujdes". QIK | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Gjykatësi kushtetues në seancë të hapur do të dëshmojë se nuk ka qenë spiun Mon 27 Sep 2010 - 13:04 | |
| Gjykatësi kushtetues, për të cilin lustratorët kanë gjetur dokumente se ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete, sot në seancë të hapur të Komisionit do ta mbrojë dosjen e vet. Seancën e hapur e paralajmëruan nga Gjykata Kushtetuese, ku gjykatësi i përmendur ka deklaruar se nuk dëshiron ta fshehë identitetin e vet nga opinioni dhe se ka fakte me të cilat do t’i përgënjeshtrohë të dhënat e Komisionit për lustrim. Kryeministri Nikolla Gruevski dje shprehu dyshimin në kredibilitetin e punës dhe legjitimitetin e një pjese të vendimeve tashmë të miratuara nga Gjykata Kushtetuese. | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Berisha: ‘Shqipëria dhe Kosova, një sistem pa dogana Mon 27 Sep 2010 - 13:08 | |
| Kosova, një sistem pa dogana Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi një sistem pa dogana ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe më gjerë. Pas vizitës në Panairin e Agrobiznesit, kryeministri Berisha tha se "në doganën e Morinës, kur kemi bërë llogarinë para një viti, ajo që ne merrnim ishte qesharake". "Gradualisht kjo të realizohet dhe në Kosovë dhe ne do të kemi një sistem pa dogana me Kosovën dhe më gjerë. Ne kemi zero dogana me BE, pra nuk kemi asnjë lloj tarife, ne duhet të ecim me Kosovën në këtë linjë, por dhe me vende të tjera", tha kryeministri i Shqipërisë. Gjatë një takimi me përfaqësues të agrobiznesit si dhe përfaqësues të fermerëve shqiptarë dhe atyre të Kosovës, pjesëmarrës në panair, Kryeministri Berisha u shpreh se mirëpret kompanitë e Kosovës, të cilat në raport me fermerët dhe tregun janë më të avancuarat se ato të Shqipërisë. "Ju kërkoj që të punojmë në të gjitha drejtimet dhe në drejtim të një bashkëpunimi agrobiznes me prodhuesin, Kosova është më e mirë dhe më me traditë", theksoi Berisha. QIK | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Venezuelë: Partia e Çavezit i fitoi zgjedhjet parlamentare Mon 27 Sep 2010 - 13:09 | |
| Zyrtarët zgjedhorë në Venezuelë thanë sot se Partia Socialiste e presidentit Hugo Çavez, ka fituar shumicën në parlament, në zgjedhjet që u mbajtën dje. Ka paralajmërime që tregojnë se opozita ka fituar një të tretën e ulëseve. Megjithqë ende nuk janë numëruar të gjitha votat, presidenti i Këshillit Kombëtar Zgjedhor, Tibisay Lucena, tha se Partia Socialiste ka fituar së paku 90 ulëse në Parlamentin prej 165 vendesh. Kundërshtarët e presidentit Hugo Çavez, kishin shpresuar për ta ndërprerë monopolin e tij të gjatë | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Afganistan, nga shpërthimi – u vranë dy ushtarë të NATO-s Mon 27 Sep 2010 - 13:12 | |
| NATO-ja thotë se dy pjesëtarë të saj janë vrarë nga një pajisje e improvizuar shpërthyese në pjesën jugore të Afganistanit.Nuk janë dhënë detaje të tjera, për këtë sulm, i cili ndodhi mbrëmë. Agjencitë e lajmeve raportojnë se me këto dy vrasje, numri i ushtarëve ndërkombëtarë të vrarë në Afganistan këtë vit, arriti në 530, duke u bërë viti më vdekjeprurës deri tash në luftën në Afganistan.NATO-ja, poashtu, ka njoftuar se trupat e saj kanë vrarë dy civilë në një motoçikletë, pasi ata kishin refuzuar të ndaleshin, derisa po vozitnin drejt barrierës së sigurisë. Aleanca ka refuzuar çdo mundësi për keqveprim në këtë vrasje, që ndodhi në provinën Helmand. Viktimat civile në Afganistan janë burim i tensioneve ndërmjet qeverisë së Afganistanit dhe NATO-s. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Lajmet Ditore | |
| |
| | | | Lajmet Ditore | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |