Protestuesit në Egjipt kanë demonstruar në sheshin Tahrir të Kairos, duke shprehur qëndrimin e tyre kundër grusht shtetit ushtarak që rrëzoi presidentin Muhamed Mursi.
Mijëra protestues që brohorisnin parulla kundër regjimit ushtarak u mblodhën në sheshin Tahrir, ndërsa ky tubim shënon protestën e parë në sheshin më të madh të Kajros.
Protestat kundër ushtrisë,të organizuara nga mbështetësit e Vëllazërisë Myslimane, janë mbajtur në qytete anembanë Egjiptit që nga 3 korriku.
Demonstrata e së martës erdhi pasi shefi i ushtrisë egjiptiane, Abdel Fatah el-Sisi bëri thirrje për një tranzicion të shpejtë politik për të rivendosur stabilitetin.
Ushtria egjiptiane ka kryer masakra ndaj protestuesve civil, ku mbetën të vrarë më shumë se 2000 persona anembanë vendit. Pas masakrës ushtria ndërmorri aksionin për arrestimin e liderëve dhe anëtarëve të Vëllazërisë Myslimane. Ndërkohë autoritetet e grusht shtetit po shfrytëzojnë cdo mënyrë për të delegjitimuar lëvizjen më të madhe Islame, e cila mori pushtetin në zgjedhjet e para që u ofruan për popullin egjiptian. /mesazhi/