Tunizia është vendi ku filloi revolucioni i suksesshëm për të liruar vendin nga regjimi diktatorial. Për fat të keq, zhvillimet në këtë vend shkojnë në një rrugë shumë të rrezikshme. Partia që udhëheq me shtetin Nahda nuk di se si të përballoj sfidat që i ka marrë përsipër.
Kjo më së miri shihet në qëndrimin e gabueshëm ndaj anëtarëve të selefizmit në këtë vend. Konkretisht, qeveria tuniziane në muajt e fundit ka marrë masa rigoroze kundër selefijëve. Një qëndrim kaq rigoroz ndaj selefijëve nga ana e autoriteteve tuniziane e ka pru vendin në prag të luftës civile. Udhëheqësit e selefizmit në Tunizi kërcënohet me luftë qytetare nëse qeveria ende vazhdon me masat represive.
Abou Iyadh, lider i grupit më të madh selefij “Ansaar al Sharia”, të cilin regjimi i Ben Alisë e kishte dënuar me 68 vjet burg, vitin e kaluar është liruar nga burgu. Pas lërimit nga burgu ai shumë shpejt iku në male nga ku sot udhëheq me grupin në fjalë. Ai ka paralajmëruar për operacione luftarake ndaj qeverisë të cilën e udhëheq partia Nahda. Përveç këtij grupi në Tunizi ka edhe disa grupe të vogla të selefijëve.
Ministri i punëve të brendshme të Tunizisë kohët e fundit ka deklaruar se ministria e tij i ka në vëzhgim të gjithë selefijt
Sipas situatës momentale mund të ndodh që Tunizia të bëhet një fushëbetejë ku selefijtë dhe Ihvanët e Nahdas (vëllezër musliman) të vrasin njëri tjetrin. Shpresojmë të mos ndodh kjo!
Burimi: saff.ba
(Breziiri)