Të paktën 10 ushtarë irakianë kanë humbur jetën sot nga sulmet, bënë të ditur burime zyrtare vendase.
"Në Ramadi, në perëndim të Bagdadit, katër ushtarë humbën jetën dhe një u plagos", theksuan burimet zyrtare vendase.
"Në një sulm tjetër, persona të armatosur vranë një ushtar dhe plagosën një të dytë", shtuan burimet zyrtare irakiane.
Në veri të kryeqytetit, persona të armatosur vranë pesë ushtarë, sipas burimeve.
Ndërkohë që aktet e dhunës kanë shkaktuar më tepër se 200 të vdekur në pesë ditë në Irak.