Programet për studime islame në universitetet australiane kanë tërhequr një numër në rritje të studentëve arab dhe jo arab, duke i dhënë brezave të rinj një mundësi për të kuptuar më mirë trashëgiminë e pasur kulturore dhe qytetërimin e shkëlqyer Islam.
“Brezi i ri i muslimanëve seriozisht duan të studiojnë, por nuk duan të shkojnë jashtë shtetit për arsye të ndryshme,” tha Mehmet Ozalp, i cili jep mësim fetar dhe islamik në Universitetin Charles Sturt Sidneit.
" Muslimanët krijuan një qytetërim të shkëlqyer në shkencë, teknologji, tregti, madje edhe terme ligjore, disa nga këto norma që Evropa përfundimisht i ka përvetësuar për të zhvilluar qytetërimin perëndimor. Shumë njerëz nuk e dinë këtë ".
Programet për studime islame u paraqitën për herë të parë në Universitetin Charles Sturt tre vjet më parë për studime themelore islame.
Vitin e ardhshëm, universiteti do të shtojë edhe programin master për Klasik Arabe, ku numri i studentëve të regjistruar do të jetë rreth 340.
Charles Sturt nuk është i vetmi universitet që ofron studime islame. Në universitetin e Sdineit Perëndimor numri i studentëve të regjistruar është rritur nga 60 sa ishin në vitin 2008 në rreth 200 në vitin 2013.
Në universitetin e Sidneit studimet arabe dhe islame filluan në vitet e 1970, por nuk kishte një departament adekuat deri në vitin 2000.
Muslimanët, përbëjnë 1.7 për qind të popullsisë prej 20 – million banorëve në Australi./mesazhi/