Norvegjia, të mërkurën e kaluar, ka njoftuar se do të bëhet i pari
vend i Evropës, i cili ka për ta njohur shtetin e pavarur të Palestinës,
posa të krijohen institucionet palestineze.
Jonas Gahr Stoere, Ministri i punëve të jashtme të Norvegjisë, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin palestinez
dr. Selam Fajjadin në
Ramallah, ka deklaruar se shteti i tij do të jetë ndër shtetet
udhëheqëse evropiane që do të njohin shtetin e pavarur palestinez.
“Unë, tanimë, i kam njoftuar zyrtarët palestinezë se Norvegjia do të
jetë shteti i parë në njohjen e shtetit palestinez, posa që të krijohen
institucionet shtetërore dhe infrastrukturore, në përputhje me atë që
është shënuar në programet Pa”, ka shtuar ai.
“Shpresoj se kjo do të përkojë suksesshëm me procesin paqësor. Ne do
të duhej që t’i pranojmë faktet e reja. Deri në shtator dhe tetor do të
vij deri te zhvillimet e reja të situatës dhe se realiteti, në kontekst
me shtetin palestinez, do të jetë më ndryshe. Ne shpresojmë se
Palestina, deri atëherë si një shtet, do të bëhet pjesë e bashkësisë
ndërkombëtare”, ka thënë Gahr Stoere.
(Breziiri)