Zyrtarët izraelitë frikësohen se Presidenti rus, Dmitri Medvedev, do të
shpallë njohjen e shtetit të Palestinës me kufijtë e vitit 1967, gjatë
vizitës në Jericho të martën.
Medvedev pritet të takohet me Presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas.
Vizita e Presidentit rus në Izrael u anulua për shkak të protestës në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Zyrtarët izraelitë u shqetësuan pas intervistës së zyrtarit të
Fatah-ut, Nabil Sha'ath për të përditshmen “Al-Hayat” të martën, ku
theksi se Medvedev mund të konfirmojë njohjen që Bashkimi Sovjetik i
bëri Palestinës në vitin 1988.
Një lëvizje e tillë do të ishte shumë kuptimplotë duke marrë parasysh
edhe se Rusia është pjesë e kuartetit për negociatat për paqe në
Lindjen e Mesme.
Një zyrtar i ministrisë theksoi se njohja e Palestinës nga ana e
Rusisë mund të shkaktojë një efekt domino tek aleatët e Rusisë,
përfshirë edhe Kinën.
Ndërkohë, Brazili dhe disa shtete të tjera amerikanojugore kanë njohur tashmë Palestinën e para luftës së vitit 1967./start/