Me ftesë të ministrit të vakfeve, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava,
qëndroi për vizitë në Kuvajt, ku pati një sërë takimesh me
personalitete me të larta të këtij vendi.
Në takimin që pati me kryeministrin e Kuvajtit, Shejh Nasri Muhamad
Ahmad al-Sabah, Myftiu e falenderoj për ndihmën dhe përkrahjen që ka
dhënë populli dhe qeveria e Kuvjatit për Kosovën. Myftiu Tërnava,
kryeministrin e Kuvajti Al-Sabah e njohu edhe me arritjet në procesin e
shtetndërtimit që ka shënuar Kosova që nga pavarësia e këndej. Myftiu
kërkoi nga kryeministri që sa më parë Kuvajti ta formalizojë njohjen e
pavarësisë së Kosovës.
Kryeministri i Kuvajtit sheiku Al Sabah, tha se qeveria e tij ndjek
me vëmendje ngjarjet në dhe përreth Kosovës. Qeveria e Kuvajtit edhe në
të ardhem do jetë pran poullit dhe qeverisë së Kosovës-u shpreh
kryeministri Al Sabah. Ndësa sa i përket njohjes ai tha së është çështje
procedurash në institucionet e Kuvajtit.
Në takim me zëvendsministrin e Vakëfit, Adil Falah, Myftiu e njohu atë
me oraganizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e posaçërisht u ndal tek
gjendja e vakëfeve në Kosovë, ku theksin e vuri tek uzurpimeve e
tjetërsimeve që u janë është bërë vakëfeve nga ish –sistemet dhe
rezhimet që sundun Kosovën.
Myftiu gjithashtu e njohu zëvendsministrin e vakëfeve edhe me arritje që
janë bërë në këtë fushë që nga përfundimi i luftës e këndej.
zëvendsministri i vakëfeve të Kuvajtit dhe Myftiu i Kosovës u dakorduan
që në të ardhmen të shihet mundësi për krijimin e vakëfeve të reja si
burim i përheshëm për mbarëvajtjen e institucioneve fetare.
Gjatë qëndrimit në Kuvajt, Myftiu Tërnava u takua edhe me
zëvendskryeministrin, Shejh Ahamd Fahd al Fahd al –Sabah, i cili
njëherësh është edhe minsitër më çështje ekonomike dhe zhvillim, si dhe
me përgjegjësin shtetëror për dekorime e mirënjohje, Shejh Dari Faht
al-Ahmad al-Sabah.
Vizitës së Myftiut mediat e Kuvajtit i kushtuan një vëmendje të
posaçëme, në dy TV (TV Kuvjet 1 dhe TV Sabah) myftiu qe mysafir ku foli
për arritje e Kosovës.
(BIK)