Kryeministri
i Moldavisë Vlad Filat bëri të ditur se do të rishqyrtojë vendimin e
fundit për njohjen formale të Islamit si njërën nga religjionet
shtetërore, njoftojnë mediat moldave
Këtë kryeministri i Filat e tha në një takim me udhëheqësin e kishës
ortodokse moldave, metropolitin Vladimir. Ministria e drejtësisë ka
regjistruar Lidhjen Islame në mes të marsit, pasi që vite me radhë një
pakicë e vogël muslimane me sukses kërkoi një lloj të njohjes zyrtare.
Protestat e të krishterëve dhe të priftërinjve Regjistrimi i kësaj organizate, të udhëhequr nga Sergiu Sochirca, ka
ngjallur një valë protestash nga ana e Kishës dominante Ortodokse.
Javën e kaluar, rreth një mijë të krishterë protestuan nëpër qytetet
e mëdha të vendit, ndërsa këtë javë, disa priftërinj paralajmëruan se
do të pushojnë së përmenduri zyrtarët e qeverisë në lutjet e tyre, siç
është praktikë e zakonshme.
Vladimir siguroi kryeministrin se priftërinjtë do të vazhdojnë të
luten për shëndetin e udhëheqësve kombëtarë në qoftë se qeveria e
tërheq vendimin për njohjen e Islamit.
Të pakënaqur edhe komunistët Edhe komunistët gjithashtu ishin të pakënaqur me njohjen e
muslimanëve. Kreu i partisë komuniste, ish-presidenti Vladimir Voronin,
theksoi se Moldavia ka rezistuar ndërtimin e xhamive, derisa ajo ishte
pjesë e Perandorisë Osmane, e këtë duhet ta bëj edhe sot.
(Ka harruar të përmend faktin se Moldavia, në të vërtetë, kurrë nuk
ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane. Ajo e kishte statusin e shtetit
feudal, gjë që ia ka mundësuar kontrollin e konsiderueshëm të çështjes
së brendshme. Xhamitë nuk janë ndërtuar sepse sulltanët ndaluan
ndërtimin e tyre, si dhe konvertimin e detyruar të popullsisë në islam,
dhe emigrimin e turqve në këtë rajon. Për këtë, Moldavia i ka paguar
taksa Stambollit.)
“Islami nuk është sekt” Si përgjigje ndaj protestave, ish-ministri i drejtësisë Alexandru
Tanase, i cili miratoi kërkesën e Lidhjes Islame, dhe i cili e lëshoi
këtë post për të marrë përsipër funksionin në Gjykatën Kushtetuese, tha
se nuk ka asnjë justifikim për mohimin e njohjes së muslimanëve.
“Islami nuk është sekt. Islami është një nga tre fetë e mëdha. Nuk
ekziston asnjë vend në botë që nuk i njeh të drejtat e muslimanëve”,
tha Tanase. “Kushtetuta jonë garanton lirinë fetare të çdo individi.
Njerëzit që kanë aplikuar për njohje në Ministrinë e drejtësisë kanë
përmbushur të gjitha kërkesat ligjore.”
Nuk dihet as numri i muslimanëve në Moldavi Për shkak të represionit në të kaluarën, në Moldavi nuk dihet numri
i personave që përbëjnë komunitetin musliman. Ekzistojnë rreth 2.000
muslimanë të regjistruar zyrtarisht në mesin e popullatës 3,4 milionshe
të Moldavisë.
“Kur unë dhe gruaja ime aplikuam për pasaportën e re, kërkuam që te
rubrika e religjionit të shkruhet ‘muslimanë’, por e pamë se ky vend
ishte i mbushur me (fjalën) ‘krishterë’. Unë i thashë punonjësit të
policisë se ne jemi muslimanë, por ai nuk foli me mua, “tha Sochirca.
“Ata thanë se nuk mund ta shkruajnë ‘muslimanë’, sepse të gjithë i
regjistrojnë si të krishterë, dhe kjo është e gjitha.”
Muslimanët janë të kënaqur sepse më në fund qeveria i pranoi, dhe se
muslimanët në kryeqytetin Chisinau mund t’i kryejnë lirshëm ritete
fetare. Ata shpresojnë se një ditë do të jenë në gjendje ta ndërtojnë
edhe një xhami.
“Për momentin, ne kemi një dhomë për lutje, dhe kjo është xhamia
jonë. Sa i përket ndërtimit të xhamive me të gjitha normat e nevojshme
islame, me minare dhe çdo gjë tjetër, ndoshta për momentin nuk është
kohë e duhur, jo tani”, thotë një besimtar me emrin Ismail Wahab Wahab
./islamgjakova/