Raporti i Turkelit, i cili mundohet të justifikojë krimin
antinjerëzor, të kryer nga Izraeli në shkelje të të drejtës
ndërkombëtare, në bastisjen ndaj anijes Mavi Marmara, ngjalli reagime.
Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan në deklaratën e dhënë në lidhje me
raportin tha: “Është një raport i shkruar me porosi, a ka vlerë një
raport i përgatitur në po të njëjtin vend? E patë raportin e dalë nga
Gjeneva, u vu qartë në dukje se kjo ngjarje ndodhi në mënyrë të pabesë.
OKB-ja e ka ndjekur nga afër, ne jemi ndjekës gjithashtu. Nga ana ime ky
raport nuk ka asnjë vlerë.”
Edhe Komisioni Kombëtar i Turqisë për Kërkime dhe Hetime, gjithashtu,
vuri në dukje një e nga një elementët në raportin e Izraelit, që
shkelin të drejtën ndërkombëtare.
Komisioni theksoi se bllokada detare e pretenduar nga Izraeli për
Rripin e Gazës nuk ka asnjë bazë ligjore dhe i mungon legjitimiteti, si
dhe sulmi i Izraelit, i cili ishte organizuar në vazhdën e kësaj
praktike të jashtëligjshme, ishte gjithashtu në po të njëjtën mënyrë,
kundër drejtësisë ndërkombëtare.
Sulmi ndaj Mavi Marmarasë, tërhoqi vëmendjen sepse mori nëpër këmbë të gjitha rregullat dhe parimet ndërkombëtare.
Komisioni tërhoqi vëmendjen se edhe raporti i Misionit të Mbledhjes
së Informacioneve Ndërkombëtare të Këshillit të të Drejtave të Njeriut
të Kombeve të Bashkuara, gjithashtu kishte ekspozuar para syve të të
gjithëve, në mënyrën më mbresëlënëse, shkeljet dhe dhunën e ushtruar nga
Izraeli.
(TRT)