Ministri i jashtëm turk Ahmer Davutoglu i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të marrë një qëndrim të përbashkët kundër regjimit sirian të Bashar Al Assadit.
"Është koha për komunitetin ndërkombëtar për të përcaktuar një qëndrim të përbashkët kundër një regjimi që përdor çdo metodë brutale mbi popullin e vet," u tha Ahmet Davutoglu gazetarëve të dielën në Berlin pas një takimi me homologun e tij gjerman Guido Westerwelle.
Davutoglu tha se numri i sirianëve që po iknin nga konflikti për në vendet fqinje ka vazhduar të rritet, gjë që ka ngritur edhe rreziqet e sigurisë.
Turqia strehon më shumë se 300,000 refugjatë sirianë kryesisht nëpër kampe. Konflikti dy-vjeçar ka lënë mbi 70.000 njerëz të vdekur dhe 1.4 milionë refugjatë.