Abazhurë, të holla, sende prej ari- kjo më së shpeshti vidhet nga
xhamitë e Strugës që muajt e fundit janë në shënjestër nga hajdutët, të
cilët vjedhin çdo gjë që gjejnë brenda. Vjedhjet kanë ndodhur në xhamitë
e fshatrave Bixhevë, Novo Sellë, Koroshishtë Veleshtë, Shum dhe Xhepin.
Asnjë nga imamët lokal nuk dëshiron të flas në opinion. Ata thonë se
vjedhja me siguri ndodh gjatë natës, sepse në objektet nuk ka roje e as
nuk ka alarme.
Dëmet janë me vlerë prej disa mijë eurove. Për këtë situatë janë të
shqetësuar dhe nga Myftinia e Strugës. “Neve jemi të informuar, kemi
kontakte me organet e policisë neve e ndjekim situatën por edhepse janë
vjedhë disa objekte fetare, pra disa xhami, ne nuk dijmë të flasim për
emra ne nuk dijmë të flasim për emra, për shkak se edne nuk kemi ndonjë
informim rreth asaj se kush mund të jenë vjedhësit e mundshëm të
bojekteve fetare“ tha Ferat Polisi, Myfti i BFI, Strugë. Nga BFI-ja
thonë se hajdutët kanë vjedhur kontributin vullnetar të parave që
besimtarët kanë dhuruar në arkën në hyrje të xhamive.
Ministria vetëm i konfirmoi vjedhjet në xhamitë. “Në vitin 2010 janë
kryer katër vepra penale, vjedhje të mëdha dhe hyrje me forcë në disa
xhami nëpër fshatra. Janë bërë edhe 17 vepra penale, vjedhje dhe hyrje
me forcë në kisha në disa fshatra të Strugës. Ajo që është e përbashkët
për të gjitha është hyrja me forcë me thyerje të derës hyrëse me mjete
dhe sende të forta” tha Stefan Angelov, zëdhënësi i SPB-së Ohër. Nga
MPB-ja informojnë se janë në kërkim të vjedhësve në xhami, por thonë se
nuk kanë njohuri nëse bëhet fjalë për të njëjtin grup, i cili vodhi
qindra ikona në kishat e Strugës.
(Alsat-m)