Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë nuk do të dërgon askënd në konferencën ndërkombëtare për dialog ndërfetar dhe ndërkulturor, nëse nuk plotësohen kërkesat për ndërtimin e xhamive në Lazhec, Prilep, Xhamija Burmali dhe nëse nuk u kthehen pronat në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, njofton gazeta “Nova Makedonija”.
Sipas gazetës, këtë vendim, siç njofton BFI, e kanë marrë vitin e kaluar kur edhe i kanë filluar bisedimet për organizimin e konferencës, e cila këtë vit do të mbahet prej 10 deri më 12 maj në Shkup.
“Nuk kemi anëtarë në trupin koordinues për konferencën. Është e qartë se nuk do të marrim pjesë nga arsyet e ditura. Nuk janë plotësuar kërkesat tona dhe derisa është kështu, ne do t’i bojkotojmë të gjitha manifestimet që i organizon shteti”, tha zëdhënësi i BFI-së, Abaz Islami. /ilirida.net/