Këshilli musliman i Francës kërkon nga autoritetet e vendit t’i dënojë vandalistët që përdhosën tri xhami në shtatë ditët e fundit
Këshilli musliman i Francës (CFCM) bënë të ditur se të martën dhe të mërkurën në muret e jashtme të xhamive në qytetin juglindor të Tarasconit dhe qytetin lindor të Strasburgut, janë shkruar slogane dhe fyerje raciste e naziste .
Të njëjtat sulme kanë ndodhur disa ditë më parë në qytetin jugor të Draguignanit ku është përdhosur xhami e këtij qyteti, njofton AP.
Në deklaratën e lëshuar të enjten, CFCM ka shprehur shqetësim mbi, siç e quajtën ata, “shtimin e akteve frikacake dhe urrejtëse."
Varrezat muslimane dhe çifute dhe objektet fetare një kohë të gjatë vuajnë nga vandalizmet sporadike.
Grupi kërkon nga autoritetet t’i gjejnë dhe t’i ndëshkojnë përgjegjësit me "ndëshkimin që u takon".