Pianisti dhe kompozitor turk, Fazil Say, u paraqit të enjten në gjykatën e Stambollit për shkak të fyerjeve kundër islamit në komentet që ka bërë në Twitter
Fazil Say, i cili ka luajtur me Orkestrën e Filharmonisë së New Yourk-ut dhe me Orkestrën Simfonike të Berlinit akuzohet për shkak të komenteve të tij në Twiter, ku tallej me thirrjen e myezinit për namaz.
Ai, nëpërmjet "Twitterit" pyet pse thirrja e myezinit zgjat 22 sekonda, a është arsyeja se ai duhet të nxitojë të takohet me dashnoren, apo e pret shishja e rakisë.
Këto komente i kishte lexuar një shtetas i Turqisë, i cili menjëherë ka parashtruar një ankesë penale kundër tij. Më pas, zyra e prokurorit të shtetit në Stamboll ka nisë hetimet dhe në fillim të qershor e kishte akuzuar për nxitje të dhunës dhe armiqësisë publike, si dhe për fyerje "të vlerave fetare".
Say mund të përballet me një dënim maksimal prej 18 muajsh burgim, nëse shpallet fajtor.
Mon 22 Oct 2012 - 12:43 nga Shemsi