Dhikri bëhet pas suneteve të falura e jo pas farzeve.Ibn Abidin El-Hanefiu thotë: “Mekruh është shtyrja e sunnetit pas farzit përveç sa është e nevojshme që të lexohet
All-llahumme ente’s-selamu ve minke’s-selam, tebarekte ja dhe’l-xhelali ve’l-ikram,
për shkak të hadithit të cilin e shënon Muslimi dhe Tirmidhiu nga
Aisheja: “Pejgamberi i Zotit nuk është ulur pas namazit farz përveç sa
ishte e nevojshme të lexohet:
All-llahumme ente’s-selamu ve minke’s-selamu tebarekte ja dhe’l-xhelali ve’l-ikram.” [1] Sa
i përket hadithit për dhikrin pas namazit, në asnjë prej atyre
haditheve nuk ka asgjë që do të çonte në atë që kjo të bëhet para faljes
së sunetit sepse suneti është prej përcjellësve të farzit dhe
plotësimeve të tij dhe thuhet për dhikrin i cili është pas sunnetit se
këto dhikre janë pas farzit.”
[2]Abdulhamid Muhammed Tuhmazi thotë:
“Pas farzit të drekës,
akshamit dhe jacisë menjëherë ngrehemi për faljen e sunetit por është
mustehab që të bëhet ndërprerje sa është e nevojshme të lexohet tre herë
Estagfir’ull-llah dhe All-llahumme ente’s-selamu ve minke’s-selamu,
tebarekte ja dhe’l-xhelali ve’l-ikram.”
[3]Nga Thevbaniu transmetohet:
“Pejgamberi i Zotit, kur përfundonte
me namazin, tre herë do ta lexonte istigfarin dhe thoshte All-llahumme
ente’s-selamu ve minke’s-selamu, tebarekte ja dhe’l-xhelali ve’l-ikram.”
I është thënë El-Evzaiut, kurse ai është një prej transmetuesve të
këtij hadithi: “Si e ka bërë istigfarin?” Kurse ai ka thënë: “Thuaj:
Estagfir’ull-llah, Estagfir’ull-llah, Estagfir’ull-llah.”[4]Transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Kush e lexon ajet’ul-kursijin pas çdo namazi të përcaktuar nuk do ta pengojë nga hyrja në xhenet asgjë pos vdekjes.”
[5] Nga Ebu Hurejre transmetohet: Muhaxhirët e varfër erdhën te
Pejgamberi i Zotit dhe thanë: njerëzit e pasur kanë ecur më larg nga ne,
kanë arritur deri në shkallë më të lartësuar. E përse? Falin sikur që
falemi ne, dhe agjërojnë sikur që agjërojmë ne, dhe ndajnë sadakë e ne
nuk ndajmë dhe lirojmë robër e ne nuk lirojmë.” Pastaj Pejgamberi i
Zotit ka thënë: “A dëshironi t’ju mësojë diçka që nëse i përmbaheni do
t’i tejkaloni të tjerët dhe askush nuk do të jetë më i mirë nga ju
përveç atij që vepron sikurse edhe ju?” Ata thanë: “Gjithsesi o
Pejgamberi i Zotit.” Dhe ai tha: “Shqiptojeni subhanall-llah dhe elhamdu
lil-lah, dhe All-llahu ekber pas çdo namazi nga tridhjetë e tri herë.”
Ebu Salihu ka thënë: Pastaj u kthyen muhaxhirët e varfër te Pejgamberi
dhe i thanë: “Kanë dëgjuar vëllezërit tanë të pasur çfarë veprojmë dhe
edhe ata kanë filluar sikur edhe ne.” Në këtë Pejgamberi i Zotit ka
thënë: “Kjo është begati e Zotit të cilën ia jep kujt të dëshirojë.”
[6]Nga Lejth ibn Axhlani transmetohet se ka thënë: “Ka thënë Sumejje:
“Ia kam treguar këtë hadith disa anëtarëve të familjes sime dhe ka
thënë: “E ke kuptuar se ka thënë: “Lavdia i takon Allahut tridhjetë e
tri herë dhe falënderimi tridhjetë e tri herë dhe Allahu është më i
madhi tridhjetë e tri herë.” Dhe ia kam kthyer Ebu Salihut dhe ia kam
thënë këtë, kurse ai më kapi për dore dhe më tha: “Pejgamberi i Zotit ka
thënë: Subhanall-llah, Elhamdu lil-lah,
, Subhanall-llah,
Elhamdu lil-lah,
, Subhanall-llah, Elhamdu lil-lah, Allahu
ekber, deri sa numri i secilës shprehje nuk bëhet tridhjetë e tri herë.”
[7]Nga Suhejli transmetohet, kurse ai nga babai i tij e ai nga Ebu
Hurejre: Erdhën muhaxhirët e varfër te Pejgamberi i Zotit dhe thanë:
Muslimanët e pasur arritën deri te shkalla më e lartë … deri në fund të
hadithit, me atë që ai në hadithin nga Kutejbe nga Lejthiu nga Ibn
Axhlani ka shtuar fjalët e Ebu Salihut: Pastaj janë kthyer muhaxhirët te
Pejgamberi … deri në fund të hadithit, dhe ka shtuar për hadithin: Ka
folur Suhejli njëmbëdhjetë dhe njëmbëdhjetë dhe njëmbëdhjetë e të gjitha
këto janë tridhjetë e tre.”
[8]Nga Ebu Hurejre transmetohet se Pejgamberi ka thënë: “Kush thotë
subhanall-llah në fund të çdo namazi tridhjetë e tri herë dhe
elhamdu lil-lah tridhjetë e tri herë dhe
All-llu ekber tridhjetë e tri herë, kurse të gjitha janë nëntëdhjetë e nëntë herë dhe
thotë: La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike lehu, lehu’l-mulku ve
leh’ul-hamdu ve huve ala kul-li shej’in kadir, do t’i falen mëkatet
qoftë ato qofshin sa shkuma e detit.”
[9]Përktheu:
N. Ibrahimi________________
[1] Muslim, nr. 592, Dar Ihja’il-Kutub’il-arebijji, Bejrut.
[2] Hashija, Ibn Abidin, 2/ 236, Daru Alem’il-Kutub, Rijad.
[3] Hanefijski fikh, Abdulhamid Muhammed Tuhmaz, 1/ 301.
[4] Muslim, nr. 591.
[5] Amel’ul-Jevmi ve’l-Lejleh, Nesai, fq. 183; Ibn Hiban; Et-Tergibu
ve’t-Terhib, El-Mundhiri, 2/453; Mu’xhem’ul-Kebir, Taberani, 8/ 114;
El-Hisn’ul-hasin, Esh-Shems El-Xhezeri, fq. 89.
[6] Muslim, nr. 595.
[7] Muslim; Fet`h’ul-Mulhim, 3/ 456.
[8] Muslim; Fet`h’ul-Mulhim, 3/ 458.
[9] Muslim, nr. 597.