E pyesin dikë: A po agjëron ?
Përgjigjet: Jam në agjërim të vazhdueshëm me dhikrin ( përmendjen e Allahut ), dhe nëse përmend tjetërkënd atëherë më prishet agjërimi .
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hureja se profeti a.s. ka thënë:
" Unë jam pranë robit tim ashtu sikur ai më mendon: nëse më përmend në vetvete, do ta përmend në veten Time; nëse më përmend në grup, do ta përmend në një grup më të mirë se ai; nëse me afrohet një pëllëmbë, do t’i afrohem një krah; nëse më afrohet një krah, do t’i afrohem një pash; e nëse më vjen duke ecur, do t’'i shkoj duke vrapuar".
Çdo gjë ka dënimin e vet, dhe dënimi i besimtarit është ndërprerja e dhikrit
( përmendja e All-llahut ) .
Sehl ibn Abdullah : Në çdo ditë Allahu thërret:
Robi im: - Unë të përmend dhe ti më harron Mua, Unë të ftoj dhe ti shkon tek të tjerët, Unë të largoj belatë dhe ti akoma qëndron mes gjynaheve? Çfarë do të më thuash kur të vish nesër tek Unë?! ...
- Ibn Kajim Xheuzija thotë:
• Dhikri përzen shejtanin dhe e mund atë.
• Largon nga zemra mërzinë dhe ankthet.
• Mbjell në zemër kënaqësi dhe gëzim.
• Zemrën dhe trupin e forcon.
• Të shton rrizkun.
• Përmendësi i dhikrit vishet me ëmbëlsi.
• Të shton dashurinë për Allahun, sepse dhikri është dera e dashurisë.
- Ibn Tejmije thotë se:
• Dhikri për zemrën është porsi uji për peshkun.
• I fshin gjynahet, sepse të mirat i fshijnë të këqijat.
• Nëse gjuha është e zënë me dhikr, atëherë nuk ka kohë të merret me thashetheme, përgojime, gënjeshtra etj...
All-llahu në Kur'anin Famëlartë thotë:
" Përmende emrin e Zotit tënd, dhe përkushtoju Atij me gjithë qenien tënde."
| Muzemil:8 |
" Të përmendurit e All-llahut është gjëja më e madhe. " | Ankebut: 45 |
"O ju që keni besuat, mos t'ju pengojë juve pasuria dhe fëmijet tuaj nga përmendja e All-llahut." | Munafikune : 9 |
" Shenjë e dashurisë së All- llahut është dashuria e përmendjes së Tij dhe shenjë e urrejtjes së All- llahut është urrejtja e përmendjes së Tij ".
Muadh bin Xhebel ka thënë:
"Asgjë nuk të shpëton nga dënimi i Allahut përveç përkujtimit të Tij".
Allahu thotë në Suren El-Bekare, ajeti 152:
" Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shpërblim) ".
─ Nga Bujamin SALIJA
Wed 2 Jan 2013 - 18:27 nga Admin