Nëse një besimtar do ta shfrytëzojë natën për të përfituar sa më shumë nga atmosfera e përmendjes (Dhikr) së Allahut atëherë nata do të bëhet edhe më e shndritshme se dita e tij. Por nëse ai fle pa qëllim permendjen e Allahut /Dhikrin atëherë nata e tij do t’ i ngjajë shiut të pafrytshëm që bie në shkretëtirë, det apo gur. Në të vërtetë kjo është një humbje e pazëvendësueshme. Për të përfituar nga nata duhet të fillojmë me Istigfar/pendim.
Njeriu duke u mbështetur në instiktin e tij egoist, zhytet në injorancën e mendjemadhësisë, epshit, kokëfortësisë dhe kopracisë. Duke u sjellur në këtë mënyrë mohon mirësitë që i ka dhuruar Allahu dhe bëhet prej mëkatarëve.
Besimtari nëse arrin ta largojë perden e mosmirënjohjes, ndërgjegjësohet për peshën e mëkatit të kryer dhe pendohet me sy te përlotur.
Edhe sikur të mos kemi asnjë mëkat forca që bart njeriu është e pamjaftueshme për të falenderuar sa duhet Allahun për mirësitë që na ka dhuruar. Prandaj është i domosdoshëm istigfari/pendimi dhe nënshtrimi kundrejt Krijuesit. Kurani famëlartë përcjell shembuj të shumtë rreth istigfarit/pendimit të Pejgamberëve.
Allahu Mëshiruesi, Mëshirëbërësi në Kuranin famëlartë na tregon mënyrën sesi të lutemi dhe të mbeshtetemi tek Ai. Në një ajet Allahu është shprehur: Thuaj: “Zoti im nuk do t’ju përfillte, sikur të mos ishte lutja juaj.” (Furkan 77)
I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) urdhëron ta rideklarojmë dëshminë e njësimit të Allahut (Kelime-i Tevhid). Në një Hadith tjetër Pejgamberi (s.a.v.s.) thotë: “Ashtu siç do të jetoni, ashtu edhe do të vdisni”. Nëse njësimi i Allahut që fillojmë në mesnatë (seher) arrin të na kaplojë zemrat dhe ditët tona, shpresojmë dhe lusim Allahun që edhe në lamtumiren tonë të fundit me gjithçka të kësaj dynjaje të na shoqërojnë shehadetet (Kelime-I Tevhid), në mënyrë që ai çast të kthehet në atmosferë dasme e jo tragjedie.
Vlera e salavateve që i dërgojmë Profetit në mesnatë është shumë e madhe. Është shprehje dashurie dhe respekti që kemi për Pejgamberin (s.a.v.s.). Allahu i Lartësuar duke vlerësuar të dashurin e tij në Kuranin famëlarte urdhëron që zemrat tona të mbushen me mirësi dhe dashuri për të Dërguarin e Allahut.
“Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam!” (Ahzab-56)
Allahu i Lartësuar në Kuranin famëlartë duke u betuar në jetën e Zotërisë sonë (s.a.v.s.) thekson pozitën e veçantë që ka Pejgamberi (s.a.v.s.) mes pejgamberëve të tjerë. Ndërmjetësimi (Shefaati) i Zotërisë sonë (s.a.v.s.) ditën e gjykimit është në varësi (raport) me dashurinë dhe respektin ndaj Profetit (s.a.v.s.). Të jetuarit e fesë sa më mirë lidhet drejtpërdrejt me ndjekjen e traditës Profetike.
Kusht për imitimin e kësaj tradite është dashuria dhe respekti për Profetin (a.s.), sepse i dashuruari imiton gjithmonë atë që dashuron. Allahu i Lartësuar atë e krijoi nga nuri i Tij dhe e bëri shkak për krijimin e gjithsisë. Çdo salavat që buron nga zemra jonë shton dashurinë tonë ndaj të Dërguarit të Allahut.
Allahu i Lartësuar vetëm atë na e përshkruan si shembullin më konkret. Lumturia e dy botërave kalon përmes tij. Allahu në Kuranin famëlartë thotë:
“Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.” (Ahzab-21)
Për rigjallërimin e zemrës Dhikri/Permendja e Allahut në njërën pjesë të natës është me shumë rëndësi
sepse ajo (zemra) vetëm duke qendruar bashkë me Allahun zgjohet. Ashtu siç ka nevojë trupi për ushqim ashtu edhe shpirti ka nevojë të ushqehet në mënyrë që ta njohë Krijuesin dhe t’i nënshtrohet Atij. Po ashtu siç ushqimi material shpërndahet nëpër kapilar dhe monitoron egzistencën e trupit ashtu edhe ushqimi shpirtëror që është Dhikrullah/Permendja e Allahut duhet të deportojë në të gjitha fshehtësitë dhe ta detyrojë besimtarin të jetë i vetëdijshëm. Allahu i fton robërit e vet në Darus selam/Shtëpinë e Lumturisë. Kushti për t’iu përgjigjur kësaj ftese është Kalbi Selim/zemra e pastër. Në
Kuranin famëlartë thuhet:
“Në Ditën kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!” (Eshuara / 88-89)
Sa herë që do të permendim Allahun në këtë botë, po aq herë do të arrijmë mëshirën e Allahut nesër në botën tjetër. Për këtë shkak jemi të detyruar ta permendim dhe ta lartësojmë Allahun sa më shumë, për të përfituar nga kjo atmosfere madhështore. Guri më i çmuar dhe puna më e pranuar në këtë botë është Dhikri/Përmendja e Allahut.
Nëse e vërteta e dhikrit që shqipton gjuha, arrin të depërtojë në zemër, atëherë fillon adhurimi i denjë për Krijuesin dhe zbulohet sekreti i ekzistencës. Allahu i Lartmadhëruar në Kuranin famëlartë shpjegon vlerën e dhikrit dhe sekretin se si të arrijmë gradën më të lartë (Ahsen-I Takvim).
“Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për mendarët, për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë:) “O Zoti Ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto -lartësuar qofsh (nga çdo e metë)! Prandaj na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit.” (Al Imran / 190-191)
Pëlqimi i ALLAHUT, si dhe grada më e lartë shpirtërore arrihet nepërmjet Dhikrit (Përmendjes së Allahut)
të vazhdueshëm.