Për ty
"Robëreshë e All-llahut"!!
Falënderimi i takon All-llahut [subhanehu ve teala], Krijuesit të Gjithëdijshëm. Paqja dhebekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], mbi familjen dhe shokët e tij të ndershëm, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. “Atë që e udhëzon All-llahu s’ka kush që e lajthit, dhe atë që All-llahu e lajthit ska kush që e udhëzon”.
Motër e dashur…
Oj robëreshë, bija e robëreshës së All-llahut [subhanehu ve teala]… … Të shkruaj me dorën që dridhet nga sinqeriteti dhe zemrën e copëtuar nga frika ndaj All-llahut të Lartësuar, i Cili në Kur’an thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë
për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja…” (Et-Teube: 71) Prandaj motër e dashur vendosa që kësaj radhe të të flas pa rezervë dhe sinqerisht të të thërras që t’i përgjigjesh thirrjes së All-llahut
[subhanehu ve teala] për nënshtrim të plotë ndaj Tij, praktikim të urdhrave të Tij dhe largimin nga ndalesat e Tij.
Lus All-llahun [subhanehu ve teala] që kjo letër të jetë në të mirën tënde dhe në të mirën time, insha’Allllah! Le të jetë fjala e All-llahut [subhanehu ve teala] ajo që do ta mbajë të zgjuar ndërgjegjen tënde në çdo kohë dhe e cila insha’All-llah do të mundësojë që të jeshë njëra ndër ato të cilat i përshkruan All-llahu [subhanehu ve teala]: “Edhe, ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata që konsultohen në mes vete për punë të përbashkëta…” (Esh-Shura: 38)