Një dite Musai a.s. pa nje njeri shume te varfer. Ngaqe nuk kishte
rroba se çfare te vishte, ishte futur ne rer. Njeriu i varfer sapo e pa Musain a.s.
i tha: "Bej dua per mua, lutju Allahut qe te me jape gjera te nevojshme
per te jetuar ne kete bote, se po mbaroj nga skamja". Me duanë e Musait
a.s., Allahu i dha atij njeriu gjera per te cilat kishte nevoje. Pas disa
ditesh Musai a.s. pa se nje turme e madhe njerezish e kishin kapur ate njeri
dhe i ishin mbledhur siper kokes. Kur pyeti per arsyen, i thane: "Ky njeri
ka pire alkool, ka bere sherr dhe ka vrare nje njeri. Tani po e çojne per ta
denuar."
Musai a.s. u bind edhe njehere tjeter per drejtesine e Allahut xh.sh. dhe tha:
"Nese Allahu do t'i jepte rriskun njerezve me shume se sa kane nevoje, sa
te keqija do te beheshin ne kete bote".
Krijuesi i kesaj bote, Allahu teala i ka dhene çdo njeriu ate qe meriton. Ai qe
nuk te ka bere ty te pasur e di se çfare meriton ti me mire se ty. Po te ishte
krijuar macaj me krahe, do t'i kishte zhdukur te gjithe zgojte.
Andaj:
Mos u pikello, bashko zemrat, qeteso shpirterat dhe pajto njerezit.