GJYKATËSI SHUREJH
Udhëheqësi i besimtarëve Omer Ibnul Hatabi r.a. kishte blerë një kalë prej një arabiut. Mbasi që e pagoi kalin, Omeri r.a. hypi mbi të dhe shkoi. Pas pak u paraqitë një e metë te kali i cili nuk mundi që të ecte më. Omeri r.a. u kthye te pronari i kalit dhe i tha atij: merre kalin tënd sepse ai ka të meta. I tha arabiu: nuk e marrë o udhëheqës i besimtarëve, sepse ty ta kam shitur të shëndosh. Omeri r.a. i tha: mes meje dhe teje atëherë ka gjykim dhe zgjidhe gjykatësin. I tha arabiu: le të gjykojë mes nesh Shurejhu bnu Harith El Kindiu. Omeri r.a. tha: jam dakordë.
Udhëheqësi i besimtarëve Omeri r.a. dhe pronari i kalit shkuan te gjykatësi Shurejh. Pasi që Shurejhi ndëgjoi fjalët e arabiut u kthye kah Omeri r.a. dhe e pyeti: a e ke marrë kalin e shëndosh o udhëheqës i besimtarëve? Omeri u pergjegj: po. Shurejhi tha: ruaje atë që e ke blerë, (kalin) o udhëheqës i besimtarëve ose ktheje, atë kalin, ashtu të shëndosh si e ke marrë. Omeri r.a. e shiqoi Shurejhin me habi dhe tha: a vetëm kështu është gjykimi i kësaj?
Fjalë e qartë, e gjykim i drejtë.
I tha Omeri r.a shko në kufe se po të bëj mbikqyrës i gjygjit të saj.
Shurejh bnu Harithi, nuk ishte i panjohur në mesin e dijetarëve dhe mendimtarëve, atëherë kur Omeri e caktoi gjykatës. Omeri r.a. El Faruku, ai nuk është nxituar dhe ska gabuar kur e ka caktue Shurejhin gjykatës. Kohërat e kanë vërtetuar këtë pikëpamje të drejtë të Umerit r.a., kur ai e caktoi atë gjykatës në Kufe për më se 60 vite me radhë, duke gjykuar mes muslimanëve. Atë e pëlqyen edhe Umeri, Othmani, Aliu, Muavija, ashtu siq e kanë pëlqyer edhe ata që kanë ardhur pas Muavijut nga Halifet e Beni Umejeve, deri sa vet kërkoi që të largohet nga detyra e tij, gjatë kohës së sundimit të Haxhaxhit ku ai atëherë kishte mbushur 107 vite.
Shurejhi ka patur qëndrime dhe raste të mëdhaja në historinë e gjykatës Islame. Kemi edhe rastin me Ali Iben Ebi Talibin, i cili e kishte humbur pallton e tij që e kishte për qejfi. Pastaj atë e gjeti në duart e një personi nga jomuslimanët (dhimiu), që e shiste në treg të kufes. Kur e pa atë Aliu, e njohu dhe tha: kjo është palltoja ime. Mua më ka ra nga kafsha ime, në këtë mbrëmje … dhe në këtë vend … i tha Dhimiut:
Kjo është palltoja ime dhe në duart e mia është o udhëheqës i besimtarëve tha dhimiu.. Aliu i tha: kjo është palltoja ime dhe unë as nuk e shes atë .. e as nuk ia dhuroj kujt .. dhimiu tha: atëherë mes meje dhe teje le të gjykojë gjykatësi i vendit. Aliu i tha: e ndave drejt, eja të shkojmë tek ai.
Shkuan Aliu dhe dhimiu te gjykatësi Shurejh, tha Aliu r.a: e kam gjetur këtë pallton time te ky njeri. Ajo më ka ra mua në këtë natë dhe në këtë vend. Shurejhi I tha dhimiut: çfarë po thua o ti njeri? Ai tha: palltoja është e imja dhe është në dorën time. Shurejhi u kthye kah Aliu dhe i tha: Nuk dyshoj unë në sinqeritetin tënd o udhëheqës i besimtarëve, mirëpo patjetër duhet të i kesh dy dëshmitar, që të dëshmojn për vërtetësin e asaj që po thue. Aliu tha: po, kam zotëriu im Kumburi dhe djali im Hasani.. Shurejhi tha: mirëpo dëshmia e birit për babën nuk lejohet o udhëheqës i besimtarëve. Atëherë u kthye Aliu kah dhimiu dhe I tha: merre sepse nuk kam dëshmitar përveç këtyre dyve. Tha dhimiu: mirëpo, unë po dëshmoj që palltoja është e jotja o udhëheqës i besimtarëve. Pastaj dëshmoi duke thënë se: për Zotin! Udhëheqësi i besimtarëve më paraqet mua para gjykatësit, dhe gjykatësi gjykon në favor timin. Dëshmoj që kjo është feja e cila urdhëron me drejtësi, dhe dëshmoj që nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar dhe rob i tij. Aliu tha. Pasi që ti e pranove Islamin, unë po ta fali ty atë, dhe bashkë me atë po ta dhuroj edhe një kalë.
Gjithashtu në një rast edhe djali i tij i tha një ditë: o babai im, mes meje dhe një grup njerëzish kemi armiqësi grindje, mosmarrëveshje. Shiqo në këtë rast. Nëse kam të drejtë gjykoj ata, nëse ata kanë të drejtë do të e përmisoj sjelljen time, pastaj ia tregoi ngjarjen. Shurejhi i tha djalit tij: shko dhe gjykoj. Kur erdhën te Shurejhi, ai gjykoj në favor të tyre e jo të djalit. Pasi u kthyen Shurejhi dhe djali i tij në shtëpi, I tha djali, babait: më tradhtove o baba im. Shurejhi tha: u frikësova të të tregoj që e drejta është në anën e tyre, e ti të i përmison gabimet tua, e të kalojn ata pa ua dhënë të drejtën e tyre, dhe ta thashë atë që ta thashë.
Pastaj Shurejhi e la një njeri në përkujdesje të djalit të tij. Ai iku e Shurejhi shkonte në burg te djali i tij në vend të atij personi që kishte ikur. Ai ia qonte për çdo ditë vet bukën djalit në burg. Allahu e mëshiroftë gjykatësin Shurejh i cili ka zbatuar drejtësin mes njerëzve për 60 vite të plota.
Përktheu nga arabishtja: Shpend Hulaj