Është arrestuar producenti i filmit ofendues për Profetin Muhammed, Nakoula Basseley Nakoula.
Është arrestuar producenti i filmit ofendues për Profetin Muhammed, Nakoula Basseley Nakoula.
Gjykata në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendosi që Nakoula të mos lihet i lirë me kusht.
Gjykatësi që e ndiqte çështjen penale duke rikujtuar të kaluarën e Nakoula Basseley Nakoula vendosi që ai nuk mund të lihet i lirë me kusht pasi mund të arratiset pa lënë shenja.
Nakoula është dërguar përsëri me pranga në burg.
Nakoula ishte marrë në hetim pasi ai kishte shkelur kushtet e lirimit me dorëzani në lidhje me mashtrim që kishte bërë në një bankë në vitin 2011.
Edhe në vitin 2010 Nakoula Basseley Nakoula ishte dënuar me 21 muaj heqje lirie dhe si kusht lirimi atij i ishte vendosur që të mos përdorte kompjuter ose internet pa lejen e një polici për 5 vjet./trt/